Takohen Kurti e Minxhozi, flasin për rritjen e qarkullimit të mallrave Kosovë-Shqipëri

15/05/2020 11:06 AM 0 komente

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjatë takimit është biseduar për bashkëpunimin bilateral ekonomik, si dhe rritjen e qarkullimit të mallrave dhe prodhimeve.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ndërsa diskutuan për situatën me pandeminë COVID-19.

Në njoftimin për media thuhet se ata diskutuan edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në këtë drejtim.

Kryeministri në detyrë Kurti dhe ambasadori Minxhozi e njoftuan njëri-tjetrin mbi efektin e masave të vendosura nga dy qeveritë respektive, mbi numrin e infektimeve dhe shërbimeve.

Të dy bënë thirrje për kujdesin që duhet kushtuar në vazhdim dhe në vazhdimësi pasi pandemia vijon të jetë aktive.

Temë tjetër e diskutimit përgjatë takimit ishte bashkëpunimi bilateral ekonomik, rritja e qarkullimit të mallrave dhe prodhimeve, si dhe faktorët që duhet ta nxisin këtë qarkullim.

“Mbi bashkëpunimin në mes dy vendeve u diskutua edhe në fushën elektro-energjetike, pas pavarësimit elektro-energjetik të Kosovës nga Serbia dhe bashkëngjitjes në Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri, si dhe funksionalizimit të interkonjeksionit 400 kV në mes Kosovës dhe Shqipërisë pas më shumë së 6 vjetëve”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu njoftohet se Kurti e Minxhozi kanë biseduar për gjendjen e shëndetit publik në situatën me pandeminë COVID-19 në të dy vendet dhe bashkëpunimin në këtë drejtim.

Kryeministri në detyrë Kurti dhe ambasadori Minxhozi  u zotuan për mbështetje të plotë dhe të vazhdueshme ndaj nevojave dhe kërkesave të të dy vendeve.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of