Mbi 53,000 tuba do të përdoren për ndërtimin e 878 kilometrave që do të pëshkojë gazsjellësi Trans-Adriatic Pipeline (TAP). Rreth 32,000 tuba do të përdoren në seksionin që do të kalojë në Greqi, 12,000 në Shqipëri, 8,750 në detin Adriatik dhe 660 në seksionin italian. Në total këto tubacione do të peshojnë 526,000 ton nga të cilat 126,000 ton i përkasin seksionit shqiptar, 323,000 to atij grek, 72,000 do të jenë në pjesën nënujore dhe 5,000 ton në sesionin italian.
TAP aktualisht ka përmbyllur të gjitha kontratat kryesore. Pjesa nënujore do të nisë të ndërtohen në periudhën 2017-2018 dhe do të përfundojnë në vitin 2019. Për herë të parë gazi do të transportohet nga Azerbajxhani për në Europë në vitin 2020. TAP, është pjesë e projektit të Korridorit Jugor të Gazit dhe do të transportojë gaz përmes fazës ‘Shah Deniz II’. TAP do të lidhet me TANAP në Kipoi në territorin e kufirit greko-turk.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.