Gazsjellësi TAP nisi shtrimin e tubave në det. Kompania që po punon për këtë proces, po përdor anijen ‘Castoro 10’. Tubat e gazsjellësit u salduan në bordin e anijes, e cila ndodhej 1.4 km nga bregu i detit.
Saldimet më pas u testuan dhe tubacioni u ul në shtratin e detit. 1.8 kilometrat e para të tubacionit të salduar u tërhoqën drejt bregut, në pikën e daljes në det në afërsi të Fierit.
Anija ‘Castoro 10’, me gjatësi 139 metra dhe gjerësi 31 metra, po vazhdon në Shqipëri punimet për shtrirjen e tubacionin në ujërat e cekët dhe instalimin e fibrës optike. Gjithashtu po punohet për mbulimin e tubacionit në det dhe në breg. Punimet për seksionin detar të TAP në Shqipëri filluan në Tetor 2018.
Seksioni detar i TAP, që bashkon bregun shqiptar me atë italian, është i gjatë 105 km. Tubat do të shtrihen në shtratin e detit Adriatik: 37 km në ujërat territoriale të Shqipërisë; 25 km në ujërat territoriale të Italisë; dhe 43 km në ujërat ndërkombëtar. Pika më e thellë e gazsjellësit do të jetë më shumë se 810 metra nën nivelin e detit dhe do përdoren gjithsej 100 mije ton tuba.
Top Channel
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.