Modeli i ndjekur në Shqipëri nga Trans Adriatic Pipeline në lidhje me respektin ndaj mjedisit, kulturës dhe shoqërisë duhet të ndiqet edhe nga Greqia.
Kështu raporton stacioni grek radiofonik Lehovo. Sipas saj, që nga qershori 2015 në fazën përgatitore për ndërtimin TAP ka treguar angazhimin e tij serioz për të respektuar traditën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin. Shembulli më i mirë është zona e Vithkuqit në rajonin e Korçës , i njohur për atraksionet turistike.
Këto kredenciale, si dhe metodat e aplikuara për ndërtimin e gazsjellësit tregojnë angazhimin e konsorciumit ndaj të tre vendeve (Greqi, Shqipëri, Itali).
Radioja citon edhe përfaqësuesin e fshatit Vithkuq që shprehet se i ka besuar ekspertizës së TAP dhe ka ofruar bashkëpunimin e plotë për të siguruar mbrojten e vendeve arkeologjike dhe kulturore.
TAP gjatë realizimit të punimeve për ngritjen infrastrukturës, për shtrirjen e tubacionit ka ndeshur në objekte antike, për të cilat do të kërkohet asistenca e ekspertëve.
Edhe në Greqi, TAP do të ndjekë të njëjtin model në lidhje me respektimin e ambjentit, mjedisit social.
“Këtu nuk po flasim për 10-15 investime të huaja mes të cilave ne kemi mundësi të zgjedhim. Bëhet fjalë për investimin e vetëm të huaj që do të zbatohet në Greqinë Veriore, që do të ofrojë frymëmarrje ekonomike, profesionale dhe fiannciare për komunitetet lokale. Në ndërtim edhe në Greqi, TAP do të ofrojë standardet e larta.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.