Gjatë takimit të grupit të Task Fore për energjinë, i cili drjetohej nga kryeministri Edi Rama, është vënë theksi në masat që do të merren për të ulur abuzimet me energjinë, sidomos në kuadër të shpërndarjes.
Sot, sipas INSTAT, rreth gjysma e energjisë së hedhur në rrjet humbet.
“Taske Force nis punën sot nën drejtimin e zvkryeministrit, punë që shkon përtej nivelit të humbjes dhe fitimit. Dua të nënvizoj 3 aspektet kryesore që lidhet Task Forca dhe gjithë operacioni që nis sot, e para gjendja alarmante që bie në shpërndarjen e energjisë. Së dyti ndërhyrja e domosdoshme në një fushë më jetike, që sot është fushë e minuar, dhe nesër kërcënon të kthehet në fushën e një fatkeqësie kombëtare në rast se ne sot nuk bëjmë atë që na takon për ta ndaluar njëherë e përgjithmonë këtë fatkeqësi, së treti është domosdoshmëria për të ripërtërirë përgjegjshmërinë që mbron dhe zhvillon bashkëjetesën tonë në këtë vend, këto aspekte të ndërlidhura mes njëra-tjetrës sa i takon gjendjes alarmante”, tha Rama.
Sipas tij 93% e kontratave të konsumatorëve familjar dhe bizneseve rezultojnë me borxhe ndaj sistemit të shpërndarjes. Rama ka shtuar se në një vit, eergjia e vjedhur është rritur ndjeshëm. “Në tetor të vitit 2012 rezulton e humbur 36% e energjisë së blerë, vjedhja në dhjetor ka kapur shifrën 55.46% e energjisë së blerë”.
Rama shtoi se do të nisë një aksion i fuqishëm për kthimin e grafikut të frenimit të humbjeve dhe të vjedhjes në një grafik me rënie të vazhdueshme dhe nga ana tjetër transformimin e kësaj krize të thellë me një situatë normale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.