Tatimet 200 vende vakante, FMN: DPT ka nevojë për autonomi të burimeve njerëzore

05/04/2019 11:00 AM 0 komente

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nevojë për autonomi më të madhe për t’i mundësuar asaj që të përshtatë strukturën e nevojshme organizative për t’iu përgjigjur nevojave operacionale.

Misioni teknik i FMN-së referoi së fundmi se DPT ka shumë vende të lira të lira për menaxherët dhe punonjësit kryesorë.

Aktualisht ka rreth 200 vende të lira, duke përfshirë pozicionin e Zëvendësdrejtorit në selinë qendrore.  Posti i lirë i zëvendësdrejtorit ka detyrimin të monitorojë 17 raportime të drejtpërdrejta ku përfshihen zyrat rajonale.

Opsionet për të rritur autonominë e DPT-së për rekrutimin e stafit po studiohen nga Departamenti i Administratës Publike.

Kjo ngarkesë pune sipas Fondit po krijon një praktikë joeficentë, pasi Drejtoria e Përgjithshme duhet të përqendrohet në rezultate finale dhe jo të shpërqendrohet nga çështjet operative të përditshme.

Ekspertët e FMN-së vlerësojnë se vonesat e zgjatura në plotësimin e këtyre pozicioneve do të ndikojnë negativisht në performancën operacionale dhe ritmin e reformës.

Gjithashtu Fondi ka evidentuar se duhet më shumë kujdes në përzgjedhjen e një kontraktori të ri për menaxhimin e sistemit IT. Ofruesi aktual ofron module thelbësore për funksionimin e një sistemi modern të taksash.

Mirëpo kontrata e tanishme e IT-së skadon në prill 2019. Nga ana tjetër Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit ka marrë përsipër përgjegjësinë për hartimin e termave të referencës dhe menaxhimin e procesit të prokurimit për një kontratë zëvendësuese.

AKSHI po propozon të prokurojë, përmes një procesi tenderimi, një kontraktor të ri me çmim fiks. Kjo kontrata e re shërben për sigurimin e mirëmbajtjen e dy softëare dhe hardëare.

Ndryshimet e softuerit akomodojnë ndryshimet legjislative dhe çdo nevojë zhvillimore të kërkuar nga DPT.

Por Misioni i FMN-së shprehu shqetësime dhe rekomandoi që menaxhimi i kontratës së IT të bëhet nga tatimet për shkak se ky është institucioni që zhvillon strategjitë e teknologjisë në vijim.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of