Tatimet, Kënd Asistence për Biznesin e Vogël

15/02/2018 4:16 PM 0 komente

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, znj Vasilika Vjero, zhvilloi të Enjten, një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale Korçë. Në takimin me strukturat drejtuese të kësaj drejtorie, pasi u njoh nga afër me ecurinë e deritanishme të performancës, znj Vjero, kërkoi të ndiqen me kujdes të gjithë hapat për respektimin e afateve në kryerjen e kontrolleve të planifikuara, koordinimin e strukturave institucionale për kontrollet me objekt kërkesat për rimbursim dhe përmbushjen e tyre brenda afateve ligjore. Një çështje tjetër për të cilën Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve kërkoi vëmendje të shtuar nga ana e strukturave të DRT Korçë, ishte dhe ndjekja e planit të masave për rritjen e arkëtimeve të detyrimeve të prapambetura.

Gjatë këtij takimi, znj. Vasilika Vjero, u ndal veçanërisht në zyrat e shërbimit ndaj tatimpaguesve. Znj. Vjero vuri theksin në rritjen e cilësisë së shërbimit, plotësimit të nevojave të veçanta të tatimpaguesve si me “Këndin e Asistencës për Biznesin e Vogël”, asistencës në plotësimin e deklaratave tatimore apo dhe dhënien e informacionit të posaçëm për çdo problematikë e vështirësi me të cilën përballen bizneset në veprimtarinë e tyre të përditshme.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of