Tatimet: Afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore nuk kanë ndryshuar!

07/04/2020 5:46 PM 0 komente

 

Administrata Tatimore sjell në vëmendje te të gjithë tatimpaguesve se afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore nuk kane ndryshuar.

👉Afati i parë i deklarimit, është data 10 Prill, në të cilën të gjithë subjektet e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), duhet të dorëzojnë në mënyrë elektronike, nëpërmjet e-filing, regjistrimet e Librave të Shitjes dhe të Blerjes, per periudhësn Mars 2020.

✍️Ndërkohë që vijojnë të mbeten të pandryshuara afatet e deklarimit dhe pagesës së: – Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) datë 14 Prill, – Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe ato shëndetësore dhe Tatimit mbi të ardhurat nga Punesimi (TAP) për të gjithë subjektet tatimpagues datë 20 Prill, -Taksat Kombëtare, Rentës Minerare, Tatimit të Mbajtur në Burim si dhe Deklarimi dhe pagesa e detyrimeve tatimore për Lojërat e fatit, datë 15 Prill.

👉Ndiqni linkun https://www.tatime.gov.al/kalendar.php ku do të gjeni afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore.

Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit dhe iu bën thirrje që të respektojnë afatet ligjore të deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore për aktivitetin e zhvilluar gjatë muajit Mars.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of