Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se “Çertifikata e Rezidencës Tatimore”, tashmë mund të merret online përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto.
“Çertifikata e Rezidencës Tatimore”, ofron dokumentin me vlerë ligjore, i cili vërteton pagesën e tatimeve për të ardhurat globale në Shqipëri, nga ana e subjektit kërkues. Kjo Çertifikatë me vulë dixhitale, njihet nga të gjitha shtetet me të cilat Shqiperia ka Marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e Evazionit Fiskal”.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të reformës së Derregulimit, si një nga nismat më të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare, për lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve publike, ka shtuar këtë shërbim të ri online për tatimpaguesit.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave, për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, një shërbim cilësor për të gjithë tatimpaguesit, thuhet në njoftimin e tatimeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.