Nga data 1 Janar 2021, faturat që do të lëshohen për Entet Publike/Shtetërore duhet të jenë Fatura Elektronike, të cilat do të shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave.
Drejtoria e Përgiithshme e Tatimeve dhe Agiencia e Prokurimit Publik në një njoftim të përbashkët kanë sqaruar bizneset që kanë marrëdhënie pune me entet publike e shtetërore se si duhet të veprojnë.
Ligii Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, i cili përcakton parimet, rregullat, kriteret, detyrimet, afatet dhe procedurat që duhet te ndiqen nga tatimpaguesit lidhur me lëshimin e faturës, faturës shoqeruese dhe faturës elektronike, i fillon efektet prej datës 1 Janar 2021, sipas fashave të meposhtme:
a) për transaksionet pa para në dorë ndermjet tatimpaguesve dhe organeve publike, prej datës I janar 2021.
b) për transaksionet pa para ne dorë ndërmjet tatimpaguesve, prej datës 1 korrik 2021.
c) për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht pergjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor te realizuar, prej datës I shtator 2021.
Bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin do lëshojnë vetëm fatura elektronike
Referuar sa më sipër, prej datës 1 Janar 2021 tatimpaguesit, të cilët kryejnë transaksione shitje me entet publike, kanë detyrimin ligjor që të lëshojnë vetëm fatura elektronike për mallrat apo shërbimet e shitura.
Në këto kushte, kërkojmë që të merrni masat e duhura për të plotësuar kërkesat e ligiit te sipercituar, pasi prej datës 01.01.2021, nga Deget e Thesarit nuk do të bëhet asnjë regjistrim apo konfirmim i pagesave per shpenzime te entiteteve publike, nese ky shpenzim nuk ështe i deklaruar me një faturë të fiskalizuar.
Si të veproni me procedurat e prokurimit
Ndërkohë, Agjencia e Prokurimit Publik sjell në vëmendje të autoriteteve kontraktore, të cilat do të ndërmarrin procedura prokurimi nga data 1 Janar 2021, që në dokumentat e tenderit që do të shpallin për këto procedura, të informojnë Operatorët Ekonomikë lidhur me kërkesat ligjore te sipërcituara.
Konkretisht, në Njoftimin e Kontratës në Seksionin “Të tjera”, që do të shpallet për çdo procedurë prokurimi, duhet të informojnë se për nënshkrimin e një kontrate publike në përfundim te procedurës, operatori ekonomik duhet të ketë:
– Kopje të Certifikatës elektronike për Fiskalizimin, për tatimpaguesit që përdorin Platformen Qendrore të Faturave.
– Kopje të Certifikatës elektronike për Fiskalizimin dhe Kopje të vlefshme të Kontrates së lidhur me Shoqërinë e Certifikuar për zgjidhjen softwere-ike në perdorim, për tatimpaguesit që lëshojnë faturat nëpërmjet zgjidhjes software-ike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.