Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se do të nisë së shpejti një fushatë informimi në lidhje me Paketën Fiskale 2019.
Përmes kësaj fushatë, synohet të informohen tatimpaguesit e çdo fashe qarkullimi, për ndryshimet e legjislacionit tatimor, të cilat hyjnë në fuqi nga data 1 janar 2019.
Pjesë e informimit do të jenë edhe ndryshimet e akteve ligjore dhe nënligjore që kanë hyrë në fuqi gjatë vitit 2018.
Ndër veprimet kryesore që parashikohen të ndërmerren janë:
✅Përditësimi i ndryshimeve ligjore dhe publikimi i tyre në web;
✅Përditësimi i materialeve të Platformës Informuese në web (broshura/video)
✅Informimi i punonjësve të Shërbimit të Tatimpaguesit për ndryshimet ligjore
✅Trajnimi i punonjësve të Shërbimit të Tatimpaguesve
✅Takime me tatimpaguesit (kontabilistë, ekonomistë) në Drejtoritë Rajonale Tatimore
✅Vizita informuese në biznese nga punojësit e
Shërbimit të Tatimpaguesve në DRT-të
Për trajnimin dhe informimin, DPT do të angazhojë espektët më të mirë të fushës.
DPT gjithashtu do të përdorë edhe mjetet e komunikimit elektronik, si faqen e internetit www. tatime.gov.al, Facebook dhe kanalin në Youtube.
Punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesit në Drejtoritë Rajonale Tatimore do të angazhohen për shpërndarjen e materialeve informuese, afishimin e njoftimeve në ekrane, orientimin në sportele për tatimpaguesit dhe individët e interesuar, si dhe do të realizojnë vizita të dedikuara informuese në mjediset e ushtrimit të aktiviteteve ekonomike.
Prezantimi i Paketës Fiskale 2019 synon informimin e publikut tatimpagues për këto ndryshime ligjore, me qëllim rritjen e nivelit të përmbushjes, si dhe deklarimit e pagesës në mënyrë korrekte të detyrimeve tatimore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.