Tatimet do të pajisin inspektorët me GPS për ryshfetet dhe gjobat, në fokus të 2020 bizneset e mëdha

21/01/2020 1:17 PM 0 komente

Inspektoret tatimore, sidomos ato të terrenit do të pajisjen me sistem GPS gjurmimi në mënyrë që të kontrollohet në çdo kohë vendndodhja e tyre, nëse është në përputhje me autorizimet e kontrolleve që ka lëshuar institucioni. Lajmin e dha sot Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj në një takim me mediat.

Ajo tha se, sistemi i GPS i gjurmimit do të përdoret për të rritur eficencën e kontrollit të punonjësve tatimorë. Çdo inspektor do pajisjet me një tabletë, e cila jo vetëm do të gjurmojë vendndodhjen e tyre, por do të mundësojë edhe automatizimin e procesit të vendosjes së penaliteteve.

“Penalitetet do të vendosen në tablet do të integrohen automatikisht në sistem dhe ne do të dimë si vendodhjen e inspektorit ashtu edhe kohëzgjatjen e vizitës së tij dhe nëpërmjet statistikave të brendshme do të arrijmë të gjurmojmë edhe sjelljen e parregullt të inspektorëve. Sistemi GPS synon të rrisë si eficencën në evidentimin e penaliteteve ashtu edhe në eficencën në kontrollin e akteve të parregullta të inspektorëve” tha Ibrahimaj.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se, viti 2019 nuk ka qenë i mbarë për tatimet në drejtim të grumbullimit te të ardhurave.

“Ka pasur një mosrealizim të të ardhurave kryesisht të TVSH-se, por plani operacional i këtij viti synon që të ketë një realizim më të mirë të të ardhurave, shtoi ajo.

“Bazuar edhe në analizën e mosrealizimit të TVSH-së kemi planifikuar planin operacional më qëllim që të shkojmë drejt atyre subjekteve që kanë peshën e tyre të të ardhurave megjithëse evazioni dhe informaliteti  është dukuri e përhapur në të gjithë vendin. Ne synojmë që ta luftojmë kryesisht duke u përqedruar drejt bizneseve të mëdha me kontrolleve tatimore, por duke shkuar gjithmonë me analiza risku”, shtoi ajo.

Ajo tha se, sektori i ndërtimit ka pasur një ecuri më të ngadaltë përsa i përket mbledhjes së të ardhurave por edhe përsa i përket rritjes ekonomike të lidhur ngushtë me fazën e projektit TAP. Nga analiza jonë të gjithë sektorët që janë të lidhur me konsumin kanë shfaqur rritje, ndërsa sektorët që kanë lidhje me investimet kanë pasur ngadalësim dhe pjesë e madhe e performancës së dobët të të ardhurave nga TVSH-së vjen nga investimet.

Po të shohim edhe sektori i prodhimit ka qenë në ngadalësim faktorët që janë përmendur energjia elektrike, prodhimi i karburanteve. Të ardhura nga sektori i shërbimit dhe tregtisë që janë të lidhur ngushtë me konsumin kanë qene të dyja në rritje.

 

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of