Një njoftim i Tatimeve dërguar bizneseve i ka çoroditur këta të fundit.
Në njoftim, tatimet thonë se “Në mbështetje të Ligjit Nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Neni 6) Detyrimi tatimor, kërkojmë nga ana Juaj të permbushni detyrimet tuaja , duke paguar në afat detyrimet tatimore të vetdeklaruara” .
Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë ka si qellim rritjen e efiçensës dhe përmbushjen e objektivave, duke nxitur vetedeklarimin e subjekteve sipas llojit të aktivitetit të tyre, thuhet më tej në njoftim.
Ju lutemi të plotësoni korrekt deklaratat tatimore, pasi çdo pasaktësi është objekt i analizave të vazhdueshme dhe mbikëqyrjes nga administrate tatimore, vijon njoftimi duke nënvizuar pjesën e pasaktësisë. “Tatimpaguesi mbetet personalisht përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve tatimore”, përfunodn njoftimi.
Por, ekonomistët janë ankuar se ky njoftim u ka shkuar të gjithëve, edhe subjekteve që i kanë shlyer në rregull dhe kanë qenë të saktë në deklarimet tatimore, duke krijuar amulli tek bizneset që janë korrekt me pagesat e detyrimeve tatimore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.