Tatimet: Fiskalizimi i bizneseve nga 1 shtatori 2021, certifikohen kompanitë e para prodhues/mirëmbajtës për zgjidhje software-ike 

16/10/2020 3:44 PM 0 komente

Në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, nga data 1 Shtator 2021 fillon detyrimi ligjor për fiskalizimin e çdo transaksioni me para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe konsumatorve.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ka certifikuar 2 subjekte të fushës së Teknologjisë dhe Informacionit si prodhues/mirëmbajtës për zgjidhje software-ike për transaksionet me para në dorë.

Në zbatim të VKM Nr. 239, datë 20.03.2020, Komisioni i Përbashkët i çertifikimit i krijuar me urdhër tw posaçëm, ka marrë në shqyrtim aplikimet duke vlerësuar fillmisht dokumentacionin e paraqitur dhe më pas është testuar zgjidhja software-ike e zhvilluar nga aplikuesit.

Në përfundim të të gjithë veprimeve ligjore të kryera nga Komisioni, është vijuar me lëshimin e Çertifikatës së Regjistrimit për secilin nga subjektet, e nënshkruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Subjektet e mëposhtme kanë marrë çertifikatën e lëshuar në mënyrë të përbashkët nga DPT dhe AKSHI dhe kanë të drejtën e tregtimit të zgjidhjeve software-ike që kanë certifikuar. Lista e subjekteve është si vijon:

  • Daisy ETM – NIPT: L04820001N
  • BNT Electronics – NIPT: J61817047D
  • Dega Kosova Information Technology ne Shqiperi – NIPT: M01920006F

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of