Drejtoria e tatimeve ka rikujtuar sërish individët që duhet të deklarojnë të ardhurat personale se afati i fundit është data 30 qershor. Tatimet sqarojnë dhe cilët duhet të deklarojnë:
– Duhet të plotësojnë DIVA 2020, individët rezidentë dhe jo rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët gjatë vitit 2020 kanë realizuar të ardhura, nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën 2 mln Lekë e më tepër.
➖ Detyrimin për dorëzimin e DIVA e kanë gjithashtu edhe individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën 2 mln Lekë e më tepër.
➖ Gjithashtu duhet të deklarojnë DIVA 2020, pavarësisht se totali i të ardhurave të tyre gjatë këtij viti kalendarik është nën 2mln Lekë, edhe individët rezidentë apo jo rezidentë, të cilët kanë qenë të punësuar në më shumë se 1 punëdhënës.
Si bëhet deklarimi i DIVA:
Plotësimi dhe dorëzimi i dekarates individuale vjetore të të ardhurave DIVA kryhet vetëm në mënyrë elektronike,(për shtetasit shqiptarë dhe të huaj), nëpërmjet modulit e-filing në tatime.gov.al.
Për t’u regjistruar për DIVA, ndiqni hapat e mëposhtëm:
Regjistrimi i shtetasve shqiptarë:
- Në faqen zyrtare te internetit te Administrates Tatimore: tatime.gov.al, klikoni në menune E-sherbime:
- Zgjidhni rubriken Per individe
3.Dhe më pas klikoni ne linkun e evidentuar:
- Plotësoni të dhënat personale në të gjitha fushat e Formularit që do t’ju shfaqet:
– Regjistrimi i shtetasve të huaj,(jorezidentë)
Për tu regjistruar, çdo individ i huaj (ose një person i autorizuar prej tij) duhet të paraqitet në zyrat e shërbimit të tatimpaguesve, ku do të pajiset me një numër identifikimi dhe fjalëkalimin përkatës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.