Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka informuar të gjithë tatimpaguesit, subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar se dorëzimi i deklaratës së TVSH-së librave të shitjes dhe blerjes për periudhën deri në Qershor 2022, do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik në e-filing.
Në vijim të Aktit Normativ nr. 36, datë 24.12.2021, zbatimi i sanksioneve lidhur me këtë proces për tatimpaguesit që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë, si dhe tregu i rregulluar i energjisë elektrike do të fillojnë të zbatohet pas datës 30 qershor 2022.
Deklarata e TVSH-së, librat e shitjes dhe blerjes do të vijojnë të dorëzohen manualisht, duke patur mundësinë e verfifikimit në to të të dhënave të faturave të fiskalizuara si dhe shtimin manualisht të faturave të lidhura me furnizimin me ujë dhe energji elektrike, thuhet në njoftimin e tatimeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.