Administrata Tatimore kujton çdo sipërmarrës se ka mundësinë të kryejë online aplikimin për “Listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (eSig25)”, e cila i mundëson tatimpaguesve pajisjen me listëpagesën e njehsuar me vulë elektronike, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto.
Ky shërbim i ri i është shtuar portofolit me 9 lloje vërtetimesh (7 për subjekte tatimpagues dhe 2 për individë) me vulë dixhitale, që Administrata Tatimore ofron online, përmes portalit e-Albania.
Gjithashtu edhe “Çertifikata e Rezidencës Tatimore”, tashmë mund të merret online përmes platformës elektronike e-Albania, pa kosto e në çdo kohë.
“Çertifikata e Rezidencës Tatimore”, ofron dokumentin me vlerë ligjore, i cili vërteton pagesën e tatimeve për të ardhurat globale në Shqipëri, nga ana e subjektit kërkues. Kjo Çertifikatë me vulë dixhitale, njihet nga të gjitha shtetet me të cilat Shqiperia ka Marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e Evazionit Fiskal”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.