Data 21 mars u caktua si ditë pushimi zyrtar, por kjo datë përkoi dhe me afatin e fundit për dorëzimin e deklaratave të sigurimeve (meqë data 20 ishte e diel). Disa bizneseve që nuk e bënë deklarimin u dolën në sistem gjobat automatike për deklarim në vonesë, të cilat më pas u fshinë.
Drejtoria e Pëgjithshme e Tatimeve njoftoi zyrtarisht tatimpaguesit se nuk do të aplikohet asnjë gjobë në adresë të tyre për mosdorëzim në afat të deklaratave të Tatimit në Burim dhe Sigurimeve Shoqërore, si rrjedhojë e vendimit të qeverisë, zbardhur ditën e premte (datë 18.03.2022), për “Caktimin e ditës së hënë (datë 21.03.2022), ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore”. DPT sqaron gjithashtu se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për spostimin e datave të dorëzimit të këtyre deklaratave, në mënyrë që të hiqet çdo gjobë e vendosur nga sistemi në mënyrë automatike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.