Administrata Tatimore ka rikujtuar ditën e sotme, se një biznes i caktuar tatimpagues, duhet të kryejë raportimin ditor në pajisjen e tyre fiskale.
Tatimet kanë njoftuar edhe se, raportimi nuk duhet të kalojë orarin më të fundit të pranueshëm, ora 24.00, pas të cilit fillon një datë e re.
Thirrja e Tatimeve shkon edhe tëk të gjithë tatimpaguesve, të cilët prej kohësh nuk kanë bërë transmetimet ditore, që të fillojnë t’i realizojnë ato.
“ Ky është një detyrim ligjor, i cili në rast moszbatimi ju penalizon me gjoba nga 10 000 – 50 000 lekë”- thuhet në njoftim.
Për të gjithë shkelësit që nuk e zbatojnë detyrimin e mësipërm, Administrata Tatimore thotë se do t’i kalojë për veprime të mëtejshme strukturave të saj të Hetimit Tatimor dhe atyre të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit për veprën penale të fshehjes të të ardhurave dhe evazionit fiskal.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.