Tatimet përcaktojnë procedurën si do të paguhen detyrimet e prapambetura të kontributeve

23/02/2016 9:14 AM 0 komente

Bizneset kanë mundësi të paguajnë detyrimet e prapambetura të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që rrjedhin nga rivlerësimi i pagave apo rideklarimi i pagave reale.

Drejtoria e përgjithshme e tatimeve ka formuluar një udhëzues teknik se do veprohet ndaj bizneseve sipas periudhave kur do të deklarohen këto detyrime.

Rastet e vetëdeklarimeve apo rivlerësimeve për deklarimin e kontributeve shtesë të periudhave tatimore të mëparshme, janë ato që lidhen me diferenca në numrin e punëmarrësve ose pagave të tyre të periudhave tatimore përkatëse. Mundësitë e rivlerësimeve dhe vetëdeklarimeve për kontribute shtesë lidhen dhe pasqyrohen me diferenca në deklarimin e:

  1. a) numrit të punëmarësve,
  2. b) pagave të punëmarësve,
  3. c) numrit të punëmarësve dhe pagave të tyre. Për të unifikuar veprimet lidhur me deklarimin dhe pagimin e shtetasve të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të periudhave tatimore të mëparshme, që kanë lidhje me zbatimin e një akti zyrtar, i cili depozitohet në Drejtorinë Rajonale Tatimore, të zbatohen rregullat dhe procedurat si më poshtë: A) Për periudhat tatimore të mëparshme deri në periudhën tatimore janar 2012 në të cilat listëpagesat dorëzohen në formë shkresore:

Me kërkesën zyrtare për drejtorinë Rajonale tatimore për pagimin e kontributeve shtesë tatimpaguesi  dërgon edhe vendimin e gjykatës mbi bazën, e të cilit do të paguhen kontribute shtesë dhe tatim mbi të ardhurat nga punësimi të periudhave tatimore të mëparshme.

Bashke me kërkesën tatimpaguesi dërgon zyrtarisht në Drejtorinë rajonale Tatimore listëpagesë, në formë shkresore, sipas periudhave tatimore të mëparshme, të plotësuar më të dhënat për pagat dhe kontributet shtesë të personave përkatës. Këto listëpagesa tatimpaguesi i plotëson me të gjitha të dhënat e kërkuara sipas formatit të miratuar.

Këto janë listëpagesa shtesë të listëpagesave të periudhave tatimore përkatëse, të cilat tatimpaguesi i ka dorëzuar në zyrën rajonale tatimore më përpara.

Në çdo listëpagese shtesë në fund të saj nga tatimpaguesi bëhet shënimi shpjegues për bazën mbi të cilën kanë llogaritur kontributet që ajo përmban .

Mbi bazën e të dhënave të listëpagesave shtesë të periudhave tatimore të mëparshme, të dorëzuara në drejtorinë rajonale tatimore, inspektori përkatës bën rivlerësimin e deklaratave të detyrimeve të kontributeve dhe të tatimit mbi të ardhura nga punësimi të periudhave tatimore përkatëse.

Pas vlerësimit të situatës tatimpaguesi printon urdhër pagesën nga llogaria e tij në sistemin informatik ose e merr atë nga drejtoria rajonale tatimore dhe bën pagimin e kontributeve dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi me shumat përkatëse.

Vetëm pas pagimit të plotë të shumës së kontributeve të sigurimeve shoqërorë dhe shëndetësorë, drejtoria rajonale tatimore dërgon zyrtarisht  listëpagesën në organet e sigurimeve shoqërore të rajonit përkatës.

Drejtoria rajonale tatimore administron vendimet e gjykatës mbi bazën e të cilave janë hartuar listëpagesat shtesë të periudhave përkatëse tatimore për kontributet e periudhave tatimore mëparshme  së bashku me një kopje të listëpagesave.

I gjithë dokumentacioni i dërguar nga tatimpaguesi si përmendet më sipër, ngarkohet në sistemin informatik nga inspektori i përkatës së bashku me dokumentacionin që ai përpilon në çështjen e hapur në sistem për korrigjim të situatës.

Pagesat  nga dhjetori 2011 deri në periudhën e implementimit të sistemit të ri tatimor

Me kërkesën zyrtare  për drejtorinë rajonalë tatimore për pagimin e kontributeve shtesë dhe të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi shtesë tatimpaguesi dërgon dhe vendimin e gjykatës mbi bazim e të cilit do të paguhen kontributi për periudhat tatimor të mëparshme.

Inspektori përkatës në sistemin e deklarimit elektronik mbi bazën e dokumentacionit përkatës të dërguar nga tatimpaguesi bën korrigjimin në pasqyrat përkatëse, kryen rivlerësimin e deklaratave të detyrimeve dhe të kontributeve dhe të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi te periudhave përkatëse tatimore.

Në çdo listëpagesë në fund të sa, nga inspektori bëhet shënimi shpjegues për bazën mbi të cilën janë llogaritur kontributet që ajo përmban.

Pas rivlerësimit të situatës në sistemin informatik tatimpaguesi printon urdhër pagesën nga llogaria shtesë të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe TAP.

Vetëm pas pagimit të plotës të shumës së kontributeve  të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore drejtoria rajonale dërgon elektronikisht listëpagesën në organet e sigurimeve shoqërore.

I gjithë dokumentacioni i dërguar nga tatimpaguesi  sic përmendet më sipër ngarkohet në sistemin informatik nga inspektori përkatës së bashku me dokumentacionin që ai përpilon në çështjen e hapur në sistem për korrigjimin e situatës.

Për periudhat tatimore pas implementimit të sistemit të ri tatimor C@TS

Tatimpaguesi brenda periudhës që i lejohet korrigjimi deklaron në formë elektronike të dhënat e listëpagesës për kontributet e personave  për të cilët do të paguhen kontribute shtesë dhe tatim mbi të ardhurat nga punësimi shtesë ndaj periudhave tatimore përkatëse, ndërsa për periudhat e tjera  i dërgon në formë shkresë në drejtorinë e rajonale të tatimeve përkatëse me të gjitha dokumentet e domosdoshme për vlerësim në mënyrë që procedura të kryehet nga inspektori tatimor.

Në çdo listëpagesë në vendin e caktuar, tatimpaguesi bën shënimin për arsyen përse ajo është deklaruar.

Pa vlerësimit të situatës  në sistemin informatik, tatimpaguesi printon urdhërpagesën  nga llogaria e tij në sistemin informatik dhe bën pagesat për detyrimet shtesë të kontributeve të sigurimeve.

Vetëm pas pagimit të plotë të detyrimeve të kontributeve Drejtoria rajonale dërgon në mënyrë elektronike listëpagesën në organet e sigurimeve shoqërore të rajonit përkatës.

Drejtoria rajonale tatimore administron vendimet e gjykatës mbi bazën e të cilave janë hartuar listëpagesat shtesë të periudhave tatimore të mëparshme se bashki me  nga një kopje të printuar të listëpagesave.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of