Janë mbi 2500 persona që nuk kanë përfituar ende nga paketa e ndhmave financiare 1 dhe 2, për shkak se kanë pasur të dhënat e llogarisë bankare gabim dhe nuk I kanë përditësuar ato. Tatimet kanë publikuar dy lista me emrat e punonjësve që duhet të bëjnë korrigjimin.
Administrata Tatimore ka ftuar të gjithë individët përfitues të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2, të cilët ende nuk e kanë marrë masën e caktuar të përfitimit për shkak të plotësimit në mënyrë të pasaktë të të dhënave të llogarisë bankare (emër banke dhe/ose IBAN), që brenda datës 31 Gusht 2020, të ofrojnë informacionin e saktë, duke plotësuar të dhënat e kërkuara sipas linkut https://docs.google.com/forms/d/1H5YRYjuCkqNndoRyaPLhA4Dp3xGNgiBW9VSxIkg32Cw/viewform?edit_requested=true
Plotësimi i Formularit të të dhënave bankare, është i thjeshtë dhe duhet të kryhet vetëm nga individët, sipas listave bashkengjitur këtij njoftimi, për të cilët ende nuk është kryer korrigjimi i të dhënave nga subjektet punëdhënës. Pas dorëzimit të tij do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.
Administrata Tatimore fton të gjithë individët e interesuar të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur dhe të plotësojnë menjëherë formularin e të dhënave bankare për të mundësuar sa më shpejt kalimin e ndihmës financiare në llogarinë e tyre.
Listat e punonjësve janë në link më poshtë:
Emrat qe nuk kane korrgjuar te dhenat bankare
Liste qe nuk kane korigjuar te dhenat bankare
Deri më 21 gusht, ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh në kuadër të paketës 2 e kanë përfituar 172,473 qytetarë të larguar nga puna në 47,433 biznese, sipas të dhënave të përditësuara të Ministrisë të Financave.
Rreth 23 mijë qytetarë e përfituan ndihmën pas ankesave, ose rreth 14% e totalit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.