Tatimet rikujtojnë, 10 janar afati i fundit për deklarimin e TVSH-së te biznesi i vogël

09/01/2019 10:26 AM 0 komente

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të tatimpaguesve të biznesit të vogël me qarkullim 2-5 milionë lekë, se data 10 janar 2019, është afati i fundit i deklarimit dhe dorëzimit të Librave të Shitjes dhe Blerjes për periudhat tetor- nëntor- dhjetor 2018.

Ky është një detyrim që nuk mbart asnjë penalitet, por që duhet të përmbushet nga ana e tatimpaguesve sepse këto të dhëna përbëjnë bazën për plotësimin e mëtejshëm të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, njofton DPT.

Në njoftmin e DPT-së thuhet se Administrata Tatimore është e gatshme të asistojë gjatë procesit të plotësimit dhe dorëzimit të Librave të Shitjes dhe Blerjes tatimpaguesit.

Për këtë qëllim, ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore (13 kënde efektive).

Pranë këtyre këndeve, ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore, thuhet në njoftim.

Gjithashtu për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30 -18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00. Ju mund të përdorni edhe shërbimin Live Chat në adresën: https://www.tatime.gov.al/

Tatimet kanë paraqitur edhe një tutorial për t’u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elektronik të Librit të Shitjes dhe Blerjes, mund të klikoni linkun: https://bit.ly/2Kj30HM

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of