Tatimet rikujtojnë: Detyrimi për lëshimin e faturës tatimore në furnizimin e mallrave ose shërbimeve

06/08/2019 2:21 PM 0 komente

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes një njoftimi të fundit, ka informuar bizneset rreth faturës tatimore.

Tatimet rikujtojnë kushtet ligjore për lindjen e TVSH-së:

Kushtet ligjore për lindjen e TVSH-së, përmbushen kur:
a) Kryhet furnizimi i mallrave ose shërbimeve;

b) Kryhen pagesa pjesore ose pagesa të njëpasnjëshme për furnizimet e mallrave, ose të shërbimeve, por furnizimi i mallrave ose shërbimeve, faktikisht nuk është kryer. Këto
furnizime mallrash ose shërbimesh konsiderohen të kryera në përfundim të çdo periudhe, së cilës i referohen pagesat;

c) Furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të kryera në mënyrë të vazhdueshme, brenda një periudhe kohore, përfshirë operacionet e ndërtimit, konsiderohen të kryera në të
njëjtin muaj, në të cilin lëshohet fatura në përputhje me pikën 5, të nenit 99, të Ligjit;

d) Për çdo pagesë të kryer para se të kryhet furnizimi i mallit, ose para përfundimit të furnizimit të shërbimit, TVSH-ja mbi pagesën lind dhe bëhet e kërkueshme në
momentin e arkëtimit të shumës së paguar;

e) Si rregull i përgjithshëm, fatura lëshohet në momentin e furnizimit të mallit ose shërbimit, por, në rastin kur fatura tatimore është lëshuar përpara furnizimit, TVSHja bëhet e kërkueshme në momentin kur është lëshuar fatura/

Detyrimi për të lëshuar faturë në furnizimin e mallrave ose shërbimeve


Personi i tatueshëm që kryen një furnizim mallrash ose shërbimesh, detyrohet të lëshojë një faturë për atë furnizim si më poshtë:
i) në momentin e furnizimit të mallit ose shërbimit;
ii) kur mallrat janë lëvruar, ose kur ato bëhen të disponueshme;
iii) në momentin kur shërbimet janë kryer;
iv) fatura mund të lëshohet në mënyrë periodike për disa furnizime mallrash ose shërbimesh, të cilat furnizohen në mënyrë të rregullt ose të vazhdueshme, të
realizuara midis personit të tatueshëm dhe klientit të tij në të njëjtin muaj, në të cilin furnizimet janë kryer. Gjithashtu në ndërtim, fatura tatimore duhet lëshuar çdo muaj.

 

KUJDES!
Për furnizimet e shërbimeve, për të cilat TVSH-ja paguhet nga marrësi i furnizimit, fatura
duhet të lëshohet në të njëjtën periudhë tatimore në të cilën shërbimi është marrë, por jo më
vonë se data 14 e muajit pasardhës

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of