Tatimet kan publikuar një Rikujtese per afatin e mbylljes se aplikimeve te paketes se i-re !
👉Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar të cilët per arsye te ndryshme,deri me tani nuk kanë arritur të aplikojnë për përfitimin e Ndihmes Financiare,Paketa e I-re “VKM nr.254 datë 27.03.2020”
Në datën 30 prill u rihapën aplikimet e paketës së parë prej 26 mijë lekësh për 3 muaj, për të gjithë ata që nuk kishin mundur të aplikonin.
Kush aplikon
Të gjithë tatimpaguesit të cilët janë identifikuar nga Adiministrata Tatimore si përfitues të Paketës nr.1, “VKM nr.254 datë 27.03.2020” të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë për ndihmën financiare, do të njoftohen nëpërmejt llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing për mundësinë e aplikimit nëpërmjet kësaj llogarie si dhe dorëzimin e formularit “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare 1”.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar të cilët per arsye te ndryshme nuk kanë arritur të aplikojnë për përfitimin e kesaj ndihme financiare, që aplikimet do të rihapen.nga dita e sotme, datë 30.04.2020 dhe do të vazhdojnë të jenë aktive deri në datë 05.05.2020.
Ne këtë kategori nuk përfshihen përfituesit të cilëve ju është refuzuar kërkesa apo janë në proces ankimimi të kërkesës së tyre për këtë paketë, si dhe ata tatimpagues të cilët nuk kanë plotësuar kushtet që parashikon “VKM nr.254 datë 27.03.2020” dhe që janë trajtuar si perfitues te paketës së dytë.
Subjektet duhet të plotësojnë kërkesën sipas Formularit,duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme.
Administrata tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për të vijuar zbatimin rigoroz të këtij procesi, në përpjekjen e përbashkët për menaxhimin sa më mirë të situatës së emergjencës të krijuar nga COVID -19.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.