Tatimet u kanë bërë thirrje bizneseve që të shmangin sportelet fizike, dhe të aplikojnë online për çdo kërkesë drejtuar Administratës Tatimore!
Në kuadër të masave të marra për të shmangur përhapjen e virusit COVID-19, me qëllim zvogëlimin sa me shumë të kontakteve fizike në zyrat tona të Shërbimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar, të përdorin mënyrat elektronike të komunikimit për marrjen e shërbimeve që iu nevojiten, link me web.
Drejtoritë Rajonale Tatimore do të përpunojnë kërkesat e dërguara nga çdo tatimpagues dhe do të përgatisë përgjigjet të cilat do t’iu dërgohen elektronikisht apo nëpërmjet shërbimit postar.
1. Për çdo problematike që do të hasni, apo shërbime të asistencës së përgjithshme, ju lutem te kontaktoni:
• Qendrën e Thirrjeve ne numrin pa pagese 0800 0002 si dhe Live chat nëpërmjet faqes zyrtare e internetit: https://www.tatime.gov.al/
• Nëpërmjet e-mailit apo telefonit, Zyrat e Shërbimit për tatimpaguesit ne çdo Drejtori Rajonale Tatimore.
Nr. | Emërtimi I shërbimit |
1 | Vërtetim për pagim detyrimesh |
2 | Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti |
3 | Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin |
4 | Vërtetim për posedim mjeti |
5 | Vërtetim për regjistrim të investitorit |
6 | Vërtetim për statusin e tatimpaguesit (aktiv-pasiv) |
7 | Vërtetim për përgjegjësitë tatimore |
8 | Vërtetim për tatimpaguesit e regjistruar për qarkullimin e realizuar për 3 vitet e fundit |
9 | Vërtetim për individ të paregjistruar |
10 | Lëshim certifikatë rezidence për subjekte |
11 | Konfirmim listë pagesash |
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.