Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përpiluar një listë me 30 tregues performance që ajo duhet të përmbushë gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj në katër vitet në vijim. Një pjesë e rëndësishme i është kushtuar edhe marrëdhënieve me biznesin. Për këtë qëllim, një nga kriteret që tatimet i kanë vënë vetes janë sondazhet me bizneset, nëse ato janë të kënaqur me punën e administratës tatimore.
Por zbatimi i planit të të ardhurave qëndron në krye të objektivave. Më tej, tatimet do të kostojnë gjatë të gjitha shërbimet tatimore dhe do të matin madhësinë e hendekut tatimor sipas nivelit të rreziqeve.
Ja të gjitha të gjitha objektivat
1-Zbatimi i planit vjetor të të ardhurave sipas llojit të të ardhurave.
2 -Kosto e administrimit të tatimeve (lekë të shpenzuara për lekë të mbledhura).
3- Numri i deklaratave të dorëzuara në kohë nga individë.
4 -Numri i deklaratave të dorëzuara në kohë nga sipërmarrje.
5- Niveli i kënaqësisë së tatimpaguesve në ndërveprimin me Administratën Tatimore (rezultatet e sondazheve)
6- Madhësia e hendekut tatimor sipas llojeve të risqeve.
7- Zvogëlimi i riskut të sjelljes së tatimpaguesve, pas trajtimit – reduktimi i numrit të tatimpaguesve me risk.
8- Zvogëlimi i riskut të sjelljes së tatimpaguesve, pas trajtimit – reduktimi i dëmit.
9- Numri i veprimeve, kontrolleve, në të cilën është përdorur analiza elektronike e të dhënave.
10- Numri i tatimpaguesve me borxh ndaj numrit total të tatimpaguesve.
11- Numri i tatimpaguesve që kanë paguar detyrimet tatimore brenda afatit ligjor, ndaj numrit të përgjithshëm të tatimpaguesve që kanë deklaruar një detyrim.
12- Raporti i detyrimeve të paguara brenda afatit ndaj shumës së përgjithshme të detyrimeve të deklaruara.
13- Niveli i kënaqësisë punonjësve kundrejt institucionit dhe drejtuesve (rezultatet nga anketimi i mbështetur në faktorët e motivimit).
14- Numri i çështjeve të apeluara ndaj numrit total të kontrolleve të kryera.
15- Numri i kontrolleve të hedhura poshtë pjesërisht ose plotësisht me vendim të formës së prerë ndaj numrit total të kontrolleve të ankimuara.
16- Numri i deklaratave të korrektuara si rezultat i veprimeve të kontrollit.
17- Numri i kontrolleve të kryera ndaj tatimpaguesve që kryejnë tregtinë elektronike.
18- Numri i njoftimeve i dërguar tatimpaguesve me qëllim parandalimin e mashtrimit dhe nxitjen e korrektimit vullnetar.
19-Numri i takimeve të mbajtura me tatimpaguesit, me qëllim parandalimin e mashtrimit dhe nxitjen e korrektimit vullnetar.
20- Vlera dhe numri i deklaratave të korrigjuara nga tatimpaguesit, si rezultat i njoftimeve të dërguara apo takimeve të mbajtura me ta.
21- Koha e procesimit të kërkesave për rimbursim
22- Numri total i taksapaguesve i asistuar (tel. / ballë për ballë )
23- Numri total i klikimeve elektronike (internet, ecc)
24 -Numri total i vizitave këshilluese të përfunduara
25- Numri i seminareve edukues të realizuar
26- Vlera e taksës së vleresuar nga Kontrolli (për tipologji kontrolli)
27- Vlera e paguar e taksës së aksesuar nga Kontrolli
28- Sa raste kontrolli janë referuar (mujore) në Drejtorinë e Hetimit Tatimor (dhe vlera)
29- Numri i bizneseve të reja të regjistruara
30- Numri i individëve (punonjësve) të regjistruar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.