Tatimet: Si do riorganizohet procesi i trajnimeve lidhur me Fiskalizimin, oraret

20/05/2021 10:32 AM 0 komente

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor ka riorganizuar procesin e trajnimeve që lidhen me Fiskalizimin.

Ky riorganizim konsiston në zhvillimin e trajnimeve të përditshme, nga e Hëna në të Premte, të ndara në 3 seanca me orare të parapërcaktuara, të qendërzuara nëpërmjet platformës Webex.

Administrata Tatimore ka angazhuar në këtë proces trajnuesit dhe ekspertët e saj më të mirë, të cilët do të trajtojnë çështje të ndryshme që lidhen me Fiskalizimin si:

  • Baza dhe afatet ligjore
  • Certifikimi Elektronik
  • Fatura Elektronike
  • Përdorimi i Portalit SelfCare

Në këto trajnime, ftohen të marrin pjesë të gjithë palët e interesuara për këtë proces dhe zbatimin e tij siç janë tatimpaguesit, përfaqësuesit e tyre, ekonomistë, kontabilistë, zyra konsulence etj.

Të dhënat e seancave të trajnimeve janë si më poshtë:

Seanca e parë: 09:30 – 12:00.

Aksesimi bëhet i mundur nëpërmjet linkut:

https://e-alb.webex.com/e-alb/j.php?MTID=m06ccbff65cd56386a921d885b0886b6c

Meeting number (access code): 163 511 8095

Meeting password: wjFE3MQwe47

Seanca e dytë: 12:00 – 14:30.

Aksesimi bëhet i mundur nëpërmjet linkut:

https://e-alb.webex.com/e-alb/j.php?MTID=mc762869f1857e0dc7f116f9f2c44012d

Meeting number (access code): 163 837 1023

Meeting password: 4mCdTxbyn43

Seanca e tretë: 14:30 – 17:00.

Aksesimi bëhet i mundur nëpërmjet linkut:

https://e-alb.webex.com/e-alb/j.php?MTID=mae64b285a64f1829c5f5fefc51a2cedb

Meeting number (access code): 163 058 3797

Meeting password: HEci8CxJm83

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e konsideron mjaft të rëndësishëm këtë proces dhe për këtë arsye do ta monitorojë në vazhdimësi, me qëllim ofrimin e trajnimeve cilësore me informacione të sakta e korrekte.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of