Tatimet, si do shpërndahet ndihma financiare përmes paketës së dytë, mos aplikoni tani

15/04/2020 9:23 PM 7 komente

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit dhe individët e interesuar se, në zbatim të masave të ndërmarra nga Qeveria e shqiptare për ndihmën financiare, po punon intensivisht për të implementuar paketën e ndihmës financiare 2, përfitues të së cilës do të jenë një numër i konsiderueshëm punonjësish të bizneseve të vogla dhe atyre të mëdha.

Aktualisht, subjektet me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë, të mbyllura sipas urdhrave të MSHMS, po aplikojnë për përfitimin e ndihmës financiare për punonjësit e tyre dhe ky proces vijon me ritme të larta, si për pranimin e kërkesave, verifikimin e kritereve dhe më pas pagesën e ndihmës financiare në llogaritë bankare të individëve përfitues.

Aplikimi për përfitimin e ndihmës financiare sipas paketës nr. 2 do të kryhet online, nëpërmjet e-filing, në tatime.gov.al, me anë të një formulari të posaçëm, për plotësimin e të cilit po merren të githa masat e nevojshme që të jetë sa më i thjeshtë, dhe ndërkohë edhe verifikimi i të dhënave dhe kritereve të kryhet me procese të cilat kërkojnë kohë të shkurtër për miratim.

Duke qenë se, aplikimi për ndihmën financiare sipas Paketës nr.2 do të kryhet me Formular të ndryshëm nga ai i Paketës nr.1, dhe do të vlejë për mijëra individë të cilët nuk ishin përfitues sipas VKM nr.254 datë 27.03.2020, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, për të shmanguar rritjen fiktive të numrit të aplikimeve, të mos plotësojnë formularin që aktualisht mund t’i shfaqet në system, pasi ai vlen vetëm për përfituesit sipas Paketës nr.1

Në një njoftim të dytë, do t’ju informojmë në lidhje me kriteret që duhet të plotësohen dhe mënyren e aplikimit për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketës nr.2

Administrata tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për të ofruar ndihmë dhe informacion për çdo individ apo subjket të interesuar, si dhe për të vijuar në zbatimin rigoroz të këtij procesi, në përpjekjen e përbashkët për menaxhimin sa më mirë të situatës së emergjencës të krijuar nga COVID -19.

7
Komente

avatar
3 Comment threads
4 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
5 Comment authors
GimAnonymousOrnelaAnonymousAnonymous Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Gim
Guest
Gim

Sipas një shpjegim se pëfitojn ata të punësuar që bëjnë pjesë te ankets e tatimeve sipas formularit ESig-027, deri në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,po ata që janë te vetpunësuar nga 0 lek deri në 140 mij lek, në formulari ESig-025,dhe fakti nuk punojin dhe këtu janë në kushte prag falimenti.psh.Fotograf.

Anonymous
Guest
Anonymous

Pershendetje.
Subjekti im ka kane marre pergjigje negative per paketen e pare.Tatimet me kane vleresuar padrejtesisht duke me klasifikuar ne aktivitete qe “lejohet puna”.Aktualisht dyqani im tregeton me pakice artikuj te ndryshem te dores se dyte jo-ushqimore.Kam bere ankimim per kete padrejtesi,ku te tjeret si une e kane te miratuar ndihmen.Nga tatimet nuk kam asnje njoftim deri tani.Si duhet te veproj.

Faleminderit

Anonymous
Guest
Anonymous

Ju lutem per biznesin ndimen financjare per arsye qe na ka shkuar 0 puna si mund tja dal ndryshe