Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka informuar në lidhje me kriteret dhe mënyrën e aplikimit për përfitimin e ndihmës financiare, të barabartë me pagën minimale në fuqi, në zbatim të VKM nr.254 datë 27.03.2020 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, ndihmës ekonomike e të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”, i publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 53 datë 28.03.2020.
Në bazë të VKM nr.254 datë 27.03.2020 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, ndihmës ekonomike e të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”, i cili hyn në fuqi prej datës 1 Prill 2020, ju informojmë për kriteret dhe mënyrën e aplikimit që duhet të kryejnë subjektet përfitues, të cilët:
- për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,
- duhet të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim, si dhe
- duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin
Përfitues të ndihmës financiare të barabartë me pagën minimale në rang vendi, në fuqi, prej 26.000 lekë në muaj, janë:
- personat fizikë të vetëpunësuar;
- punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;
- të punësuarit në personat fizikë tregtarë.
- të punësuarit në personat juridikë,
me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë, sipas listëpagesave të deklaruara nga subjektet tatimpagues, të cilët duhet të kryejnë edhe aplikimin për të përfituar ndihmë financiare, sipas Formularit bashkengjitur këtij njoftimi.
Individët e punësuar, që rezultojnë në më shumë se një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale.
Subjektet që plotësojnë kushtet e mësipërme, duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing, kërkesën me të dhënat e përfituesve, sipas modelit bashkengjitur, ku përfshihen:
- Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NUIS
- Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit:
- emrin, atësinë, mbiemrin
- numrin personal të identifikimit të përfituesit
- bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare
- IBAN të llogarisë bankare të individit përfitues
Subjektet që do të plotësojnë kërkesën sipas Formularit të miratuar, bashkëngjitur, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme.
Pas verifikimit brenda 10 ditëve të muajit pasardhës, të të dhënave të derguara nga aplikuesit, nga Drejtoritë Rajonale Tatimore ku subjektet janë të regjistruar, lista përmbledhëse me të dhënat e individëve përfitues të ndihmës financiare, paraqitet nga DPT, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, e cila, sipas VKM nr.254, satë 27.03.2020, kryen pagesat për individët përfitues. Bashkëngjitur do të gjeni Listën e aktiviteteve të mbyllura sipas Urdhrave nr.156 datë 10.03.2020 dhe Nr.193 datë 20.03.2020.
Dokumentat ndihmëse: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1284/njoftim-per-kriteret-dhe-menyren-e-aplikimit-per-perfitimin-e-pages?fbclid=IwAR3n8nVJBJfU31UhqXslWr8wZjGmqWd_8RFA1hrxKgpZmyPOquFd1-pFbxY
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Pershendetje kam nderprer punen me dt 14 mars ne fasoneri nuk mund te leja femijet vetem,pronari me nxori librezen dhe tha nuk te paguaj siguracionet me nje fjal me perzuri jam pa pun prej dy muajsh me dy femije dhe pa te ardhura dhe bashkeshorti pa pun perfitoj pag lufte ju lutem me ndihmoni
mund te ankohesh si individ, ndiq link
https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni
Pershendetje ju lutem kam punua me nje firm guri jam hequa na puna qe ne 15 masr kishte apelikuar ekonomisti per paken e dyt dheishte refuzuar ju lutem rishikoheni edhe njer
Jam biznes me xhiro vjetore deri ne 14 milion leke Aktiviteti kryesor i kompanise eshte furnizimi me gaz dhe sherbime mirembajtje ne restorante dhe bare Me mbylljen e tyre tre punonjes dalin pa pune A do perfitojne pagen e luftes tre punonjesit e mi dhe nese po çfare duhet bere per te marre ate
nese nuk eshte ne listen e bizneseve te mbyllura nuk perfiton
prisni kur te dale paketa e dyte
Pershendetje Jam biznes deri ne 14 milione lek dhe jam ne listen e bizneseve te lejuar per te punuar por aktiviteti kryesor i kompanise eshte furnizimi me gaz dhe sherbime mirembajtje ne restorante Me mbylljen e restoranteve tre punonjes dalin pa pune A do te jepet paga e luftes per to
me paketen e pare jo, prisni te dyten
BIZNESET QE JANE TE REGJISTRUAR ME KOD G4719 A PERFITOJNE?
Shkruani të chat i tatimeve,sepse është një individ në dispozicion (e gjen te faqja e tatimeve ne fund, live chat)