Një mesazh nga tatimet u ka shkuar gjatë ditës së sotme mijëra individëve që janë përfitues të ndihmës financiare nga paketa e dytë.
“Administrata Tatimore ju informon se jeni përfitues i masës prej 40.000 lekë, mbështetje e Qeverisë Shqiptare, pjesë e Paketës se zgjeruar të ndihmës financiare. Në rast se tatimpaguesi ku ju jeni/keni qenë i punësuar, nuk do të aplikojë brenda datës 05 Qershor 2020, pagesa per ndihmën financiare do të kryhet menjeherë në llogarinë tuaj, në mënyrë automatike. Për çdo pyetje ju lutem kontaktoni: 0800 0002.Faleminderit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve”.
Mesazhi po dërgohet pasi dy ditë më parë Këshilli I Ministrave miratoi ndryshime në vendimin për paketën e dytë financiare, ku dy ishin rishikimet më thelbësore:
-së pari, u zgjerua afati i përfituesve, pasi tashmë e marrin ndihmën të gjithë të larguarit nga puna nga biznesi I madh ngamidis datës 1 mars dhe 17 maj (më parë ishte nga 12 marsi në 10 prill).
Së dyti, nëse punëdhënësi nuk aplikon për punonjësin, individi përfiton automatikisht. Ndërkohë punëdhënësi merr dhe një gjobë prej 50 mijë lekësh. https://www.monitor.al/zgjerohet-lista-e-perfituesve-per-pagen-40-mije-leke-e-marrin-te-larguarit-nga-puna-nga-1-marsi-deri-ne-17-maj/
Nga këto ndryshime janë shtuar në skemë edhe 32 mijë përfitues të tjerë, duke e çuar numrin e tyre në 210 mijë. Deri tani rreth 108 mijë individë e kanë marrë pagesën. https://www.monitor.al/tatimet-publikojne-listen-e-63-mije-individeve-te-rinj-perfitues-per-pagen-40-mije-leke-si-te-aplikoni/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Prsh…Kto qe kane emrat ne liste eshte e sigurt qe e perfitojne pagen e luftes??
po ne liste po. Nese ke marre mesazh nuk esht ee sigurt
https://www.monitor.al/krijohet-konfuzion-mesazhi-per-ndihmen-40-mije-leke-u-shkon-dhe-individeve-qe-nuk-e-perfitojne-tatimet-sqarojne-cpo-ndodh/
Tom Ndoci Kontabilist. Ndryshimi i VKM 305 nga Qeveria ishte nje veprim i duhur. Kjo tregon vullnet politik per te ndihmuar punonjesitt. Por me zbatimin ne praktike po behen shume gabime . Dy biznese Bar Restorant mbeten pa perfituar pasi ishin larguar punonjesit nga puna me date 10 mars. VKM nr.305 pika 1. Me ndryshimin e kesaj pike ata duhet te perfitonin. Porme menyre te pashpjegueshme DPT nuk u jep akses ne sistem ketyre dy bizneseve qe punonjesit e tyre te perfitojne. Duket qarte se ka nje shkelje flagrante te VKM se se ndryshuar. Shume bisneseve qe nuk u takon… Read more »
po, do e ngreme te henen, se kemi pasur dhe ankesa te tjera
Faleminderit