Administrata Tatimore sjell në vëmendje të tatimpaguesve, subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), detyrimin për të dorëzuar në mënyrë elektronike librat e blerjes dhe te shitjes për çdo periudhë tatimore.
Deklarimi i librave të blerjes dhe shitjes brenda datës 10 të muajit pasardhës të çdo periudhe tatimore, përcaktohet si detyrim në bazë të Legjislacionit tatimor në fuqi, krahas dorëzimit të përmuajshëm të Deklaratës së pagesës së TVSH. Mosplotësimi i këtij detyrimi i ekspozon menjëherë tatipamguesit për kontrolle nga zyra si dhe verifikim të të dhënave me palët e treta.
Ju rikujtojmë se librat e blerjes dhe shitjes për muajin Korrik 2020, duhet të deklarohen brenda datës 10 Gusht 2020, thuhet në njoftim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.