Administrata Tatimore rikujton të gjithë tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 14.000.000 lekë, që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e veprimtarisë bankare, të telekomunikacionit, të tregtimit të produkteve farmaceutike, të produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve se brenda datës 30 Shtator 2020 duhet të kryejnë pagesën e këstit tremujor të Tatimit mbi Fitimin për periudhat tatimore Korrik, Gusht, Shtator 2020.
Informacion të përditësuar mbi afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore mund të gjeni në https://www.tatime.gov.al/
Administrata Tatimore nxit të gjithë tatimpaguesit të tregojnë korrektesë në zbatimin e Legjislacionit Tatimor si dhe në deklarimin dhe pagesën brenda afateve të detyrimeve tatimore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.