Tatimet udhëzojnë fermerët, si të pajiseni me NIPT dhe si të çregjistroheni

23/03/2017 1:14 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lëshuar një material udhëzues për procedurën se si fermerët duhet të regjistrohen dhe të çregjistrohen pranë organeve tatimore.

Sipas tatimeve, fermerët, të cilët shesin prodhimet e tyre tek sipërmarrësit (tregtarë), janë të detyruar të regjistrohen dhe të pajisen me certifikatën e NIPT-it.

Regjistrimi i Aplikimit dhe pajisja me certifikatën e NIPT-it, bëhet nga vetë fermeri, pranë drejtorisë rajonale tatimore të juridiksionit sipas ndarjes së organizimit administrativ.

Dokumentacioni për regjistrim është si më poshtë:

– Aplikimin për regjistrim sipas formularit përkatës të plotësuar e nënshkruar nga kërkuesi.

– Dokumentin origjinal të identifikimit (letërnjoftimit)/ose kopje të noterizuar të këtij dokumenti, i cili i bashkëngjitet aplikimit për regjistrim.

-Vërtetimin origjinal lëshuar prej Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, në bazë të të cilit vërtetohet aktiviteti prodhues bujqësor i fermerit.

Të dhënat e detyrueshme janë si më poshtë:

– Adresa e banimit, kontakte të personit;

– Vendi i ushtrimit të veprimtarisë, prodhuese bujqësore;

– Fusha e veprimtarisë prodhuese bujqësore, ku nëse fermeri, kryen disa veprimtari prodhuese bujqësore, atëherë citohen disa duke filluar nga ajo, që mban peshën kryesore;

– Specimeni i nënshkrimit (firmës) të individit-fermer.

Tatimet më tej udhëzojnë që dokumentet shoqëruese të aplikimit, duhet të dorëzohen në origjinal ose kopje të njësuara me origjinalin, si dhe nuk duhet të përmbajnë korrigjime ose fshirje.

Ndryshimet në regjistrim – Fermeri është i detyruar të deklarojë në drejtorinë rajonale tatimore, ku është pajisur me certifikatën e NIPT-it, ndryshimet në të dhënat e regjistruara të tilla si:

– Të dhënat e identifikimit,

– Vendit të ushtrimit të veprimtarisë prodhuese bujqësore, për shkak të tjetërsimit të tokës bujqësore apo çdo ndryshim tjetër, në të dhënat e deklaruara në momentin e regjistrimit.

Çregjistrimi

Fermeri çregjistrohet në mënyrë vullnetare nëpërmjet aplikimit për çregjistrim.

Aplikimi bëhet sipas formularit përkatës, duke dorëzuar në të njëjtën kohë certifikatën e NIPT- it në drejtorinë rajonale tatimore në të cilën kjo certifikatë është lëshuar.

Detyrimet që duhet të paguajnë Fermerët e regjistruar në kuptimin e dhënë më lart, nuk kanë asnjë përgjegjësi tatimore e për rrjedhojë asnjë detyrim për të paguar.

Tatimet udhëzojnë fermerët, si të pajiseni me NIPT dhe si të çregjistrohen

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lëshuar një material udhëzues për procedurën se si fermerët duhet të regjistrohen dhe të çregjistrohen pranë organeve tatimore.

Sipas tatimeve fermerët, të cilët shesin prodhimet e tyre tek sipërmarrësit (tregtarë), janë të detyruar të regjistrohen dhe të pajisen me certifikatën e NIPT-it.

Regjistrimi i Aplikimit dhe pajisja me certifikatën e NIPT-it, bëhet nga vetë fermeri, pranë drejtorisë rajonale tatimore të juridiksionit sipas ndarjes së organizimit administrativ.

Dokumentacioni për regjistrim është si më poshtë:

– Aplikimin për regjistrim sipas formularit përkatës të plotësuar e nënshkruar nga kërkuesi.

– Dokumentin origjinal të identifikimit (letërnjoftimit)/ose kopje të noterizuar të këtij dokumenti, i cili i bashkëngjitet aplikimit për regjistrim.

-Vërtetimin origjinal lëshuar prej Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, në bazë të të cilit vërtetohet aktiviteti prodhues bujqësor i fermerit.

Të dhënat e detyrueshme janë si më poshtë:

– Adresa e banimit, kontakte të personit;

– Vendi i ushtrimit të veprimtarisë, prodhuese bujqësore;

– Fusha e veprimtarisë prodhuese bujqësore, ku nëse fermeri, kryen disa veprimtari prodhuese bujqësore, atëherë citohen disa duke filluar nga ajo, që mban peshën kryesore;

– Specimeni i nënshkrimit (firmës) të individit-fermer.

Tatimet më tej udhëzojnë që dokumentet shoqëruese të aplikimit, duhet të dorëzohen në origjinal ose kopje të njësuara me origjinalin, si dhe nuk duhet të përmbajnë korrigjime ose fshirje.

Ndryshimet në regjistrim Fermeri është i detyruar të deklarojë në drejtorinë rajonale tatimore, ku është pajisur me certifikatën e NIPT-it, ndryshimet në të dhënat e regjistruara të tilla si:

– Të dhënat e identifikimit,

– Vendit të ushtrimit të veprimtarisë prodhuese bujqësore, për shkak të tjetërsimit të tokës bujqësore apo çdo ndryshim tjetër, në të dhënat e deklaruara në momentin e regjistrimit.

Çregjistrimi

Fermeri çregjistrohet në mënyrë vullnetare, nëpërmjet aplikimit për çregjistrim.

Aplikimi bëhet sipas formularit përkatës, duke dorëzuar në të njëjtën kohë certifikatën e NIPT- it në drejtorinë rajonale tatimore në të cilën kjo certifikatë është lëshuar.

Detyrimet që duhet të paguajnë Fermerët e regjistruar në kuptimin e dhënë më lart, nuk kanë asnjë përgjegjësi tatimore e për rrjedhojë asnjë detyrim për të paguar.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of