Megjithatë nuk është aplikacioni i parë IA në lidhje me të ardhurat – aplikacione të tjera IA për fotografinë, madje edhe chatbot-e të tjerë IA po fitojnë më shumë se ChatGPT
ChatGPT, i cili mbështetet nga Inteligjenca Artificiale e OpenAI, lë pas gjithë aplikacionet e tjera chatbot AI në pajisjet mobile në lidhje me download (shkarkimet) dhe është gjithashtu një nga liderët në treg edhe për të ardhurat.
Megjithatë, çuditërisht, nuk është aplikacioni i parë IA në lidhje me të ardhurat – aplikacione të tjera IA për fotografinë, madje edhe chatbot-e të tjerë AI po fitojnë më shumë se ChatGPT, pavarësisht se ky i fundit po bëhet një emër i njohur në lidhje me një përvojë chat AI.
Që prej debutimit në pajisjet mobile në maj të këtij viti, shkarkimet dhe të ardhurat e ChatGPT kanë vijuar të rriten.
Në muajin e parë, kur aplikacioni ishte i disponueshëm vetëm për sistemin operativ iOS, shkarkimet ishin më shumë se 3.9 milionë, të cilat u rritën deri në 15.1 milionë në qershor, sipas një analize të tregut të aplikacioneve të Inteligjencës Artificiale të kryer nga Apptopia.
Pas një rënie të lehtë në korrik, ChatGPT u rrit duke arritur 23 milionë shkarkime në shtator 2023.
Përdorimi i ChatGPT në pajisjet mobile është rritur në mënyrë të ngjashme, nga pak më shumë se 1.34 milionë përdorues aktivë mujorë në maj në 38.88 milionë në shtator.
Ndoshta, edhe më e rëndësishme, aplikacioni mobile i ChatGPT po tejkalon pjesën më të madhe të tregut të chatbot AI për shpenzimet e konsumatorëve, i cili u rrit nga 352.929 dollarë në muajin e debutimit në 1.98 milionë dollarë në shtator dhe thuajse 2.39 milionë dollarë më 24 tetor, kur përfundon grupi aktual i të dhënave.
Por nuk është aplikacioni i parë për të ardhurat në hapësirën e chatbot AI. “Chat & Ask AI” dhe “ChatOn – AI Chat Bot Assistant” të dy kanë fituar më shumë në shtator, përkatësisht thuajse 3.38 milionë dollarë dhe 2.11 milionë dollarë.
Edhe aplikacione të tjera janë afër ChatGPT: “AI Chatbot – Nova” dhe “AI Chatbot: AI Chat Smith” kanë fituar përkatësisht 1.44 milionë dollarë dhe 1.72 milionë dollarë në shtator.
Duke qenë se ChatGPT ka shumë konkurrencë për kohën e përdoruesve në celular, janë të paktën pesë aplikacione chatbot AI që tejkalojnë 2 milionë shkarkime në muajin shtator, duke përfshirë aplikacione të ndryshme të emërtuara si “Chat & Ask AI”, “ChatOn – AI Chat Bot Assistant”, “AI Chatbot – Nova” dhe “AI Chatbot: AI Chat Smith”, me përkatësisht 2.44 milionë, 2.02 milionë, 3.1 milionë dhe 2.9 milionë shkarkime.
Duket se këto aplikacione po përfitojnë nga SEO i App Store, që do të thotë se ato po renditen mirë për kriteret që përdoruesit mund të kërkojnë, si “AI Chat” dhe të ngjashme.
Edhe pse kjo shifër është ende larg nga 23 milionë të ChatGPT muajin e kaluar, tregon se tregu i aplikacioneve të Inteligjencës Artificiale shkon përtej krijimit të OpenAi. Ndër të tjera, startup i chatbot Character.ai, që mbështetet nga a16z dhe u lejon përdoruesve të ndërveprojnë dhe të krijojnë personalitetin e tyre IA, është në garë me 2.39 milionë shkarkime në shtator.
Shumë aplikacione chatbot AI kanë edhe një bazë përdoruesish aktivë. Për shembull Poe, aplikacioni i chatbot të faqes Q&A Quora kishte në shtator më shumë se 1.18 milionë përdorues aktivë mujorë, krahasuar me thuajse 39 milionë të ChatGPT. Aplikacionet gjenerike kanë përdoruesit e tyre, gjë që do të thotë se nuk kufizohen vetëm në blerjen e shkarkimeve, por ruajnë edhe përdoruesit e tyre.
“Chat & Ask AI” kishte 9.7 milionë përdorues aktivë mujorë në shtator, “ChatOn – AI Chat Bot Assistant” kishte 3.5 milionë përdorues aktivë mujorë, ndjekur nga “Genie – AI Chatbot AI Assistant” (2.3 milionë), “AI Chat – Chatbot AI Assistant” (2.17 milionë), “AI Chatbot – Nova” (8.55 milionë) dhe “AI Chatbot: AI Chat Smith” (8.48 milionë). Character.ai regjistroi 5.92 milionë përdorues aktivë mujorë në shtator.
Por janë edhe aplikacionet fotografike AI që përdorin teknologjitë e Inteligjencës Artificiale për të ndryshuar efektet apo për të personalizuar imazhet e vetes. Edhe pse operojnë në një hapësirë pranë ChatGPT, disa prej këtyre aplikacioneve po ua vështirësojnë punën asistentit të IA në lidhje me metrika si shkarkimet, përdorimi dhe të ardhurat nga blerje in-app.
Me 23 milionë shkarkime në shtator, ChatGPT kryeson ende, por aplikacionet e tjera që po bëhen virale, si “Remini” po u afrohen numrit të instalimeve të ChatGPT. “Remini” për shembull, regjistroi 16.17 milionë shkarkime muajin e kaluar, muaj pas suksesit të funksionit të saj AI headshots në TikTok. Shtatori ishte i qëndrueshëm edhe për aplikacionin “PicsArt AI Photo Editor”, me thuajse 16.05 milionë instalime.
“Remini” regjistroi 6.2 milionë përdorues aktivë muajin e kaluar, ndërkohë “FaceApp”, që përfshin edhe disa filtra IA, tejkaloi shifrën 6.4 milionë. Edhe aplikacione të tjera si “PicsArt” (4.27 milionë përdorues aktivë mujorë), “Wonder – AI Art Generator” (4.77 milionë) dhe “Facetune AI Photo/Video Editor” (5.22 milionë) regjistruan përdorim të lartë. Aplikacione të tjera fotografike IA po fitojnë më shumë të ardhura nëpërmjet blerjeve in-app krahasuar me ChatGPT.
Megjithatë këtu mund të jenë disa faktorë në lojë. Së pari, ChatGPT e shet abonimin e tij premium ChatGPT edhe nëpërmjet web, ku shumë njerëz përdorin asistentin chatbot. Aplikacionet fotografike të Inteligjencës Artificiale, shpesh e fitojnë pjesën më të madhe të të ardhurave nëpërmjet përdoruesve të smartphone-ve, kur ndërveprojnë me fotot e ruajtura në Camera Roll të përdoruesve.
Ndërsa ChatGPT regjistroi 1.98 milionë dollarë në shpenzimet e përdoruesve mobile në shtator 2023, aplikacione si “Remini”, “PicsArt”, “Wonder”, “BeautyPlus – AI Photo/Video Edit”, “FaceApp” dhe “Facetune: AI Photo/Video Editor” fituan më shumë, përkatësisht rreth 6.22 milionë dollarë, 4.27 milionë dollarë, 2.08 milionë dollarë, 4.78 milionë dollarë, 6.42 milionë dollarë dhe 5.22 milionë dollarë. Sidoqoftë, në disa raste popullariteti i aplikacioneve fotografike të Inteligjencës Artificiale mund të ketë jetë më të shkurtër se ai i ChatGPT.
Për shembull Lensa, e cila u bë virale vitin e kaluar, kishte 23,44 milionë shkarkime në dhjetor 2022.
Në shtator 2023, ra në 413.814 instalime mujore dhe 739.000 aktivizime mujore, krahasuar me 24.9 milionë në dhjetor. Hulumtimi i Apptopia zbulon gjithashtu se muajin e kaluar, aplikacioni regjistroi 739.000 dollarë shpenzime nga përdoruesit e telefonisë mobile, në rënie krahasuar me rekordin prej 24 milionë dollarësh.
Edhe pse shifrat aktuale janë ende të konsiderueshme, tregojnë se përdoruesit priren të kalojnë nga një aplikacion fotografik viral te një tjetër pas disa kohësh, me funksionet e reja që zhvillohen më tej.
/ Tech Crunch