Të gjithë të pasionuarit e kulinarisë duan që gjithmonë të provojnë shije të reja që nuk i kanë provuar kurrë më parë.
Por nuk ka asgjë më fantastike nëse një pjatë e mirë shoqërohet edhe me një pamje spektakolare nga qindra deri në mijëra metra lartësi.
Ja se cilët janë 7 prej atyre restoranteve:
Soneva Kiri Rezort, Tajlandë
Ishulli Koh Kood, edhe pse më pa i poplluar se të tjerët është ishulli i pestë më i madh i Tajlandës. Në rezortin Soneva Kiri që ndodhet në këtë ishull ju mund të darkoni në lartësi 7 metra. Varka prej druri e cila i ngjan një foleje zogjsh, jo vetëm nga forma por edhe sepse qëndron e varuar në pemë, i mundëson të gjithë vizitorëve që vendosin të drekojnë apo darkojnë aty një pamje të mrekullueshme, sepse ndodhet në zemër të pyllit të zonës. Ushqimi këtu shërbehet nga kamerierë-akrobatë.
Rrota panoramike e Morey Piers në Nju Xhersi, SHBA
Rrota panoramike e Morey Piers në Nju Xhersi, SHBA është një prej më të lartave në Bregun lindor. Pika e saj më e lartë është niveli prej 47.5 metrash, ku ju mund të konsumoni mëngjes, drekë apo darkë. 2019 shënon edhe 50-vjetorin e saj dhe me këtë rast është marrë për të gatuar vaktet e ndryshme për turistët, shefi i kuzhinës Wally Jurus.
Banff Gondola, Kanada
Ndërtesa Banff Gondola në Kanada është e përbërë nga katër kate, dhe në katin e saj të tretë ndodhet restoranti ku të gjithë vizitorët mund të konsumojnë vaktin që dëshirojnë. Në lartësinë 2,289 metra mbi nivelin e detit, Sky Bistro ju ofron një pamje 360 gradë të maleve që ndodhen aty dhe të luginës Bow.
Burj Khalifa, Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
Restoranti At.Mosphere ndodhet në katin e 122 të kullës Burj Khalifa në Dubai, 441 metra e lartë. Pasi u ndërtua në vitin 2004, Kulla Burj Khalifa u testua rreth 40 herë për të parë sesi reagonte ndaj erërave të forta, si edhe pasojat që ajo mund të kishte ndaj ndërtesave të tjera që kishte rreth e përqark në raste katastrofash natyrore. Restoranti ofron të tria vaktet kryesore.
Bruksel, Belgjikë
Darkë në qiell, është restoranti në qiell të hapur në Belgjikë të Brukselit. Tavolina e cila duket sikur varet në qiell mund të akomodojë deri në 22 persona. Por përpara se ai të ishte funskional dhe të hapej për publikun u testua shumë herë në lidhje me sigurinë, madje ka marrë edhe Certifikatën e Sigurisë gjermane nga TÜV Rheinland.
Restoranti Fangweng në Yichang, Kinë
Në Luginën e Lumtur në Yichang të Kinës ndodhet restoranti Fangweng, i cili është ndërtuar brenda një guve në një prej shkëmbinjëve që ndodhen aty, por gjithsesi një pjesë e këtij restoranti qendron e varur jashtë shkëmbit.
Restoranti Chart House në Teksas, SHBA
Në San Antonio të Teksasit ndodhet ajo që njihet me emrin “Tower of the Americas”, e cila është rreth 229 metra e lartë. Këtu ndodhet edhe restoranti Chart House, i cili ofron tre vaktet kryesore. Nga ky restorant mund të shikohet Alamo City, i njohur për rolin e tij shumë të rëndësishëm në Luftën e Pavarësisë së Teksasit.