Paradoksi i të Vepruarit
Ekziston një thënie e famshme nga filozofi grek Sokrati.
Thënia është: “Të dish nuk është njësoj si të bësh”. Për shumicën e njerëzve, kjo është diçka që ata e kuptojnë, por që nuk e bëjnë.
Me fjalë të tjera, shumica e njerëzve e dinë se çfarë të bëjnë në situata të ndryshme, qoftë në punë apo në jetën e tyre personale, por nuk i bëjnë ato gjëra aq shpesh sa duhet.
Shumica e njerëzve e dinë se nëse ushqehen shëndetshëm, kjo do të ishte më mirë për trupin dhe
për shëndetin e tyre. Ata e dinë se duhet të pinë më shumë ujë, por nuk e bëjnë këtë.
Ata e dinë se stërvitja në mënyrë të rregullt i bën mirë, por nuk e bëjnë. Ata e dinë se të qenit social është jetike për shëndetin e tyre, por vazhdojnë të ndihen të vetmuar.
Të dish dhe të bësh janë dy hapa të ndryshëm. Nëse keni ngecur në hapin e parë, atëherë po përjetoni një shkëputje midis dijes dhe veprimit.
Shumica e njerëzve e dinë se çfarë duhet të bëjnë; ata thjesht nuk angazhohen për të vepruar aq sa duhet
Bëni plane. Mësoni diçka të re. Por gjithmonë mbani mend, ajo që bëni është më e rëndësishme. Jason Fried ka të drejtë: “Ajo që bëni është ajo që ka rëndësi, jo ajo që mendoni, thoni apo planifikoni.”
Dija është shumë e mirë për t’u pasur, por veprimi është ai që do të bëjë ndryshimin në jetën tuaj. Ndërmarrja e hapave të vegjël drejt ndryshimit pozitiv do t’ju çojë drejt një versioni më të shëndetshëm të vetes tuaj.
Kjo mund të jetë po aq e thjeshtë sa të shpenzoni pak më shumë kohë për të bërë stërvitje, ose aq e madhe sa të përfshiheni më shumë në komunitetin tuaj nëpërmjet vullnetarizmit ose shërbimit ndaj tij. Sido që të jetë, veprimi është kritik në krijimin e jetës që dëshironi të jetoni, dhe nuk ka pse të jetë e ndërlikuar që të jeni të shëndetshëm dhe të lumtur.
Disa njerëz blejnë libra dhe lexojnë shumë libra të mrekullueshëm, por nuk arrijnë te hapi më i rëndësishëm, praktika. Ju mund të mësoni të gjitha aftësitë e rëndësishme të jetës në botë, por, pa praktikë të vazhdueshme, nuk do të bëni përparim.
Ndërmerrni veprime të vazhdueshme
E njëjta gjë vlen edhe për zhvillimin në karrierë. Gjithë ato trajnime nuk do t’ju ndihmojë të bëheni një version më i mirë i vetes tuaj, nëse nuk praktikoni atë që dini në botën reale. Ju mund të përmirësoheni, të krijoni besim dhe të bëni përparim duke mbajtur në një linjë njohuritë dhe veprimet tuaja.
Njerëzit më të zgjuar ose njerëzit shumë produktivë janë të mirë si në mësimin, ashtu edhe në zbatimin e njohurive. Pablo Picasso kishte të drejtë kur tha: “Veprimi është çelësi themelor i të gjitha sukseseve”.
Warren Buffet lexon shumë. Por, ai e zbaton në punën e tij atë që mëson. Ai merr vendime të shkëlqyera investimi që e bëjnë atë të pasur. Shumë njerëz të mençur dhe produktivë përdorin të njëjtin proces për të marrë atë që duan.
Gjeni njohuri më të mira ose më të zgjuara, me çdo kusht. Bëni një hap më tej, zbatoni atë që mësoni dhe vetëm kështu do të bëheni të pandalshëm.
Inteligjenca është aftësia për të mësuar njohuri të reja, për të mësuar nga përvoja dhe për të zbatuar atë që mësoni në situata të reja për të arritur qëllimet tuaja.
Njohuria është fuqi, por nuk mjafton
“Veprimi është matësi i vërtetë i inteligjencës,” ka thënë Napoleon Hill.
Njohuria në vetvete nuk është veprim. Për të ndërmarrë veprime, duhet të kuptoni situatën tuaj personale dhe qëllimet që po përpiqeni të arrini.
Është e vështirë të lidhni njohurinë dhe veprimet pa pasur qëllime të qarta. Arritja e rezultateve është e vështirë kur nuk dini se për çfarë keni nevojë ose çfarë dëshironi.
Pasi të keni vendosur bazat për veprimin tuaj, atëherë mund të filloni të aplikoni njohuritë e duhura për të zgjidhur sfidat specifike të jetës.
“Çdo veprim duhet të nxitet nga një motiv”, ka thënë Leonardo da Vinci.
Nëse jeni në vështirësi financiare, identifikoni fushat specifike ku keni nevojë për përmirësim: buxhetimi, reduktimi i shpenzimeve, fitimi i më shumë parave ose investimi më i mirë i tyre.
Dhe, më pas, mësoni gjithçka që mundeni për atë fushë dhe zbatojini këto njohuri vazhdimisht për të përmirësuar rrethanat tuaja.
I njëjti parim vlen pothuajse në të gjitha fushat e jetës. “Veprimi tregon prioritetet,” ka thënë Mahatma Gandhi.
Njohuria është kritike për çdo sukses afatgjatë, sepse bën të mundur që të përfitoni nga mundësitë e reja për t’u përmirësuar ose për të ndryshuar. Por, ju duhet të ndërmerrni hapin tjetër në procesin e ndryshimit.
Sfida, megjithatë, është se shumë njerëz luftojnë për t’i kthyer njohuritë e tyre në veprime.
Nëse jeni duke u përpjekur për të kapërcyer këtë hendek, filloni nga pak. Përsëritni sjelljet e mira ngadalë. Mos e mbingarkoni trurin tuaj.
Njerëzit më të suksesshëm ndërmarrin veprime dhe ecin përpara. Ata krijojnë mundësi të reja, ndryshojnë gjërat dhe bëjnë ndryshime në jetën e tyre.
Njerëzit e zgjuar janë vazhdimisht në kërkim të mënyrave për të përmirësuar jetën e tyre dhe për të punuar drejt qëllimeve që duan të arrijnë. Njerëzit që janë të gatshëm për të ndërmarrë veprime, bëjnë gjithçka që munden për të pasur sukses në jetë. Veprimi tregon se jeni në gjendje të bëni diçka, sepse keni arritur një pikë ku dini si ta bëni atë.
Ju mund të bëni një ndryshim në jetën tuaj nëse kapërceni hendekun midis dijes dhe veprimit. Asgjë nuk ndodh derisa diçka të ndryshojë. Njerëzit realisht të zgjuar fokusohen në arritjen e rezultateve. Ju jeni shumatorja e veprimeve tuaja. / Hive
Foto Getty Images