Të gjitha dimensionet e sigurisë në Expocity Albania

06/02/2020 6:04 PM 0 komente

Të gjitha dimensionet e sigurisë, nga ajo fizike, në punë, siguria kibernetike, sigurimi do të jenë të ekspozuara për dy ditë në Panaritin “Safety & Security Expo 2020”, i cili nisi sot sezonin për 2020-n të qendrës së panaireve, Expocity Albania për vitin 2020.

Drejtoresha Ekzekutive e Expocity Albania, Aida Lutaj, në fjalën e hapjes, tha se Safety & Security Expo 2020 synon të vendosë në qendër të vëmendjes potencialin e këtij sektori në tregun rajonal, të nxisë bashkëpunimin mes shoqërive të rajonit dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e sigurisë.

Lutaj shtoi se eventi synon të krijojë një pikë-takimi midis aktoreve kryesore të sektorit privat dhe sektorit publik, duke nxitur më tej shkëmbimin e ideve, të know-how, risitë dhe trendet më të fundit të sektorit, si dhe t’i japë shtyse diskutimeve mbi politikat që duhen ndërmarrë për zhvillim të mëtejshëm.

I pranishëm në ceremoni ishin dhe  Z. Andi Seferi, Nen/Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Z. Agron Retkoceri, Udhëheqës i Divizionit për Shërbimet Private të Sigurisë, së Ministrisë së Brendshme së Kosovës

Edicioni i 2-të, “Safety & Security Expo” pati mbështetjen e dy partnerëve kryesorë, shoqërive Besa Security dhe Lhyra Balkans, përfaqësuesit e të cilëve iu bashkuan fjalës së hapjes të panairit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of