Të gjitha dimensionet e sigurisë, nga ajo fizike, në punë, siguria kibernetike, sigurimi do të jenë të ekspozuara për dy ditë në Panaritin “Safety & Security Expo 2020”, i cili nisi sot sezonin për 2020-n të qendrës së panaireve, Expocity Albania për vitin 2020.
Drejtoresha Ekzekutive e Expocity Albania, Aida Lutaj, në fjalën e hapjes, tha se Safety & Security Expo 2020 synon të vendosë në qendër të vëmendjes potencialin e këtij sektori në tregun rajonal, të nxisë bashkëpunimin mes shoqërive të rajonit dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e sigurisë.
Lutaj shtoi se eventi synon të krijojë një pikë-takimi midis aktoreve kryesore të sektorit privat dhe sektorit publik, duke nxitur më tej shkëmbimin e ideve, të know-how, risitë dhe trendet më të fundit të sektorit, si dhe t’i japë shtyse diskutimeve mbi politikat që duhen ndërmarrë për zhvillim të mëtejshëm.
I pranishëm në ceremoni ishin dhe Z. Andi Seferi, Nen/Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Z. Agron Retkoceri, Udhëheqës i Divizionit për Shërbimet Private të Sigurisë, së Ministrisë së Brendshme së Kosovës
Edicioni i 2-të, “Safety & Security Expo” pati mbështetjen e dy partnerëve kryesorë, shoqërive Besa Security dhe Lhyra Balkans, përfaqësuesit e të cilëve iu bashkuan fjalës së hapjes të panairit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.