Të gjitha kasat fiskale të kompanisë AED janë të përshtatshme për fiskalizimin
Nga 1 shtatori, nis zbatimin faza III e fiskalizimit. Kompania AED garanton përditësimin e të gjitha kasave fiskale që ka hedhur në treg, pavarësisht vitit të prodhimit. Krahas faturës elektronike me kasën fiskale AED, biznesi i vogël mund të lëshojë edhe faturën e shoqërimit dhe faturë, duke regjistruar NIPT-in e blerësit.
Procesi i fiskalizimit po futet në fazën e tretë, e cila më së shumti do të përfshijë biznesin e vogël për transaksionet me para në dorë drejt konsumatorit. Shumë biznese të vogla janë të shqetësuara për përshtatjen e kasave me sistemin e ri të faturimit. Për këtë qëllim, kompania jonë ka punuar dhe investuar që të gjitha kasat AED t’i përshtaten më së miri procesit të fiskalizimit dhe transaksioneve me para në dorë, pavarësisht vitit të tyre të prodhimit. Përmes këtyre kasave, subjekti mund të lëshojë faturën për shitje me para në dorë, mund të lëshojë faturë, duke regjistruar dhe NIPT-in e blerësit, si dhe faturën e shoqërimit. Nëse subjekti kërkon të lëshojë dhe faturë elektronike, kjo mundësohet përmes portalit të tij të pajisjes fiskale, e cila i aktivizohet menjëherë kur ai do të përditësojë kasën fiskale me programin e ri për fiskalizimin. Ky portal është një shërbim i përfshirë në koston e përditësimit të kasës fiskale AED.
Kostoja e përditësimit të kasës fiskale është 50 euro deri në 100 euro nëse do të ndryshohet modemi i transmetimit. Për të ndihmuar këtë proces, kompania AED ka nënshkruar dhe një kontratë me shoqërinë ONE TELECOMUNICATION, e cila do të mundësojë këtë përditësim me pagesa mujore, duke e integruar si paketë të shërbimeve të telefonisë ONE përmes programit:
Çfarë ofron ONE EASY BUSINESS në bashkëpunim me AED
NJË MËNYRË MË TË MIRË PËR BIZNESIN TËND.
Çmimi më i mirë, kombinuar me planet ONE Unlimited.
ONE EASY BUSINESS, një shërbim i ri, i cili sipas ligjit të ri të fiskalizimit, i ofron biznesit:
- Të drejtën e përditësimit të pajisjes fiskale AED ekzistuese.
- Të drejtën e përdorimit të pajisjes së re fiskale AED për biznesin e ri.
- Të drejtën e mirëmbajtjes së pajisjes fiskale AED.
ONE EASY BUSINESS ofron ulje në çmimin e kasës fiskale AED, të kombinuar me planet ONE UNLIMITED. Biznesi, në përgjithësi, zgjedh një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të lehtë në përdorim. Ka shumë biznese që kërkojnë të përdorin pajisjen fiskale se janë mësuar tashmë dhe ju duket më e thjeshtë, ka biznese që kanë zgjedhur zgjidhje software-ike. Një pjesë e mirë e biznesit është ende në proces për t’u fiskalizuar.
Me kasën fiskale, subjekti mund të lëshojë faturën për shitje me para në dorë, mund të lëshojë faturë, duke regjistruar dhe NIPT-in e blerësit, si dhe faturën e shoqërimit. Nëse subjekti kërkon të lëshojë dhe faturë elektronike, kjo mundësohet nëpërmjet portalit të tij të pajisjes fiskale, e cila i aktivizohet menjëherë kur ai do të përditësojë kasën fiskale me programin e ri për fiskalizimin. Ky portal është një shërbim i përfshirë në koston e përditësimit të kasës fiskale AED.
Biznesi i vogël gjithmonë ka pasur probleme në instalimin e pajisjeve fiskale dhe në përdorimin e tyre. Tashmë, kjo fashë është e ndërgjegjësuar për instalimin e kasave fiskale, por ne mendojmë se fiskalizimi i kësaj fashe do të marrë pak më shumë kohë. Ne jemi gati që kasat tona të përditësohen dhe të fiskalizohen sa më shpejt.
Është e nevojshme që biznesi të jetë i mirinformuar dhe i qartë për këtë proces. Shumë kompani kanë bërë një fushatë dizinformuese për kasat fiskale. Kemi shumë emisione në TV që bëhen me tituj bombastikë, ku në themel ka qenë mesazhi dizinformues se kasat do të hiqen etj., etj.
Nëse biznesit i bëhet e qartë që kasat mund të përditësohen, mjafton kasa për të kryer fiskalizimin, atëherë dhe ky proces do të jetë më i thjeshtë, me pak kosto dhe me më pak kohë për t’u implementuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.