Të gjithë numrat e Z-Mobile kalojnë në platformën e Valës

28/11/2019 10:26 AM 0 komente

Sonte pas orës 00:00 ka filluar procesi i kthimit të 220 mijë numrave të Z-mobile në Vala.

Kthimi i këtyre numrave në Vala po konsiderohet si arritje nga drejtuesit e Telekomit të Kosovës, derisa mes tjerash po premtohet se do të ketë oferta të mira për konsumatorët.

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri istrefi tha se kthimi i këtyre numrave është një e hyrë shtesë, e cila do të ketë ndikim në stabilitet financiar.

“Ashtu siç kemi premtuar konsumatorëve, që ata nuk do të mbesin pa shërbime dhe do të vazhdojnë që të kenë shërbime të Telekomit të Kosovës. Dhe ne e vlerësojmë si një e hyrë shtesë, e cila do të krijojë mundësi të stabilitetit tekniko-financiar. Dhe të njëjtën kohë kemi përgatitur paketa jashtëzakonisht atraktive për konsumatorët që tash e tutje janë pjesë e Telekomit të Kosovës”, tha ai.

Kryetari i sindikatës së punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj tha se kjo është një arritje e madhe, pasi nga sot po i kthehen këta numra Valës.

“Një falënderim shkon për të gjithë Telekomit të Kosovës, sigurisht edhe për këta inxhinierë që sonte janë këtu, të cilët kanë me kryer punën në vazhdimësi. Është një proces i cili ka qenë i pritshëm, një punë e mirë që është duke u bërë. Këta numra kanë qenë të Valës dhe janë prap në Valë, dhe është një arritje e madhe që ne kemi arritur t’i kthejmë këta numra aty ku e kanë vendin”, u shpreh ai.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of