Të investosh në diamante

14/01/2014 3:42 PM 0 komente

Gurët e çmuar (diamantet) që janë në qarkullim dhe që konsiderohen “investim i madh” janë në minorancë, mund të blihen pa taksa dhe janë të mira që janë marrë në mbrojtje.

Në vitin 1953, Marilyn Monroe këndonte “Diamantet janë miqtë më të mirë të një gruaje”, por sipas ekspertëve mund të jenë edhe miq të mirë të investitorëve. Ajo që mund të thuhet është se në tregun botëror, vetëm 2% e diamanteve mund të konsiderohet “investim i madh”, dhe në çdo rast duhet të shoqërohet nga një “kartë identiteti” që certifikon karakteristikat specifike dhe si rrjedhim edhe vlerën. Ndër anët pozitive duhet theksuar se diamanti mund të konsiderohet si një mjet investimi edhe për konsumatorin e vogël, duke qenë se një gur i tillë mund të vlerësohet mesatarisht nga 6,000-7,000 euro.

Ekspertët thonë se në kohë të ndryshme, diamantet kanë treguar se kanë qenë një instrument i rëndësishëm investimi, i diversifikueshëm dhe jo spekulativ. Ecuria e tyre nuk është ndikuar pothuajse aspak nga rënia e Kullave Binjake, nga kriza e rëndë financiare e 2008-s, nga krizat e tjera, nga problemet me euron që karakterizuan Greqinë, Spanjën dhe Portugalinë, por edhe nga riza ekonomike që po përjetojmë aktualisht, nga e cila u kërcënua jo pak Qipro dhe Sllovenia. Në të kaluarën diamantet kanë dhënë prova se janë një investim mbrojtës në kohë të vështira, në kushtet e zgjerimit të ekonomisë, ndaj edhe në të ardhmen do të vazhdojnë ta ruajnë funksionin e tyre si një “strehë” e sigurt për investitorët.

Po cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të këtij tregu?

Diamanti, siç e thamë edhe më lart, përfaqëson një investim me vlerë të lartë në volum dhe peshë. Është ideal për të ndërtuar një kapital që mund t’u adresohet fëmijëve ose nipërve.

Edhe në momente të vështira, diamanti ka arritur të mbrohet nga ndikimet inflancioniste. Është një investim fizikisht neutral, ora nuk është subjekt i asnjë takse, përveçse TVSH-së. Është një e mirë lehtësisht e transportueshme, 100 mijë euro në ar peshojnë 2.5 kg në diamante. Mungesa e një “fiksuesi tregu” mund të konsiderohet si një faktor kritik, por lehtësisht i kalueshëm nëse i referoheni një agjencie të specializuar, e cila publikon shitje/blerjet në mënyrë transparente.

E ardhmja e diamanteve si investim

Stabiliteti i çmimeve të të gjithë tregut të diamanteve garantohet nga CSO, Qendra e Shitjes, tashmë e transformuar në DTC (Diamond Trading Company), organizëm i centralizuar i blerjes i organizuar në formën e një grupimi ku bëjnë pjesë kompani të pavarura, përfshirë këtu edhe “De Beers” me seli në Londër. DTC-ja menaxhon të gjithë tregun në nivel botëror si të diamanteve në formën e gurit, të bizhuterive, të diamanteve në formën e investimit dhe ata industrialë. Sektori i diamanteve ka disa vite që është në lulëzim falë edhe kërkesës në rritje nga blerësit e rinj, siç janë vende si India, Kina dhe Tajlanda, por që nuk shoqërohet nga e njëjta ecuri e prodhuesve. Edhe pse monopoli i diamanteve nga ana e DTC-së po humbet si pasojë e futjes së aktorëve të rinj, kërkesa nuk po mbështetet si duhet nga prodhimi dhe si rrjedhojë e kësaj, në një të ardhme të afërt do të bëjë që çmimi i diamanteve të rritet.

 

Gjeografia e depozitave

Në botë, vendet kryesore të prodhimit të diamanteve janë: Australia, Botzwana, Zahireja, Afrika e Jugut, Rusia, Namibia, Angola dhe Kanadaja. Ndjekin vende që prodhojë sasi më të kufizuara të diamanteve, si: Brazili, Bolivia, Venezuela, Kina etj. Deri në shekullin e 12, India ishte i vetmi prodhues i diamanteve në nivel botëror. Depozitat gjendeshin përgjatë lumenjve të brendshëm që rridhnin në gjirin Bengala e që ndër vite llogaritet se janë nxjerrë rreth 12 milionë karatë. Pas Indisë, rreth vitit 1725, Brazili u afirmua si kombi që nxirrte sasi të mëdha diamantesh e deri në shekullin e kaluar kishin kapur vlerën e 16 milionë karateve.

Më pas ishte momenti i Afrikës së Jugut, me diamantin e parë afrikan 10,73 karat të zbukuruar nga një fëmijë në lumin Orange, e që më pas mori emrin Eureka. Historia më pas na njeh me zbulime të njëpasnjëshme jo vetën në Afrikë. Nëse njëherë e një kohë ishte fati që zbulonte diamantet, sot, metodat që përdoren për zbulimin e tyre janë moderne, që përfshijë analiza të detajuara të terrenit, ato topografike, gjeologjike etj. Vitet e fundit, në qendër të kërkimeve është vënë Kina, ku në fillim të shekullit të 20 u gjendën diamante me madhësi mbi 100 karatë, ndaj dhe në të ardhmen mund të kthehet në një nga prodhuesit kryesorë të këtij guri të çmuar.

 

Të shesësh një diamant, ku të drejtohesh

Nëse keni një diamant atëherë duhet t’u drejtoheni atyre personave që njohin mirë xhevahiret dhe gurët e çmuar. Nëse nuk e keni të shoqëruar me një certifikatë ose e keni në një unazë apo bizhuteri të vjetër, atëherë mund t’u drejtoheni argjendarive pasi mund ta bëjnë verifikimin me kosto më të ulët. Për një vlerësim sa më korrekt, guri duhet të çmontohet nga mbajtësja e saj dhe të ekzaminohet me mjetet përkatëse. Mos iu besoni atyre që e bëjnë me sy ose me një lente të thjeshtë. Analizimi mund të bëhet edhe pa u çmontuar, por nuk garanton të dhëna të sakta. Megjithatë një verifikim i saktë kushton mijëra euro dhe nuk mund të bëhet nga një argjendari që shet e blen ar.

 

Pasuri të patundshme apo diamante?

Diamanti është një e mirë materiale që përjashtuar rastet e jashtëzakonshme, nuk ia vlen që të shitet në periudha të shkurtra kohore. E kaluara ka treguar se diamanti vlerësohet shpesh, madje në nivele të kënaqshme. Cili është dallimi mes investimit në pasuri të paluajtshme dhe në diamant? Natyrisht pasuria e paluajtshme është një investim më voluminoz, statik në pozicionin e tij gjeografik, me shpenzime mirëmbajtjeje, i amortizuar në kohë, objekt i ndryshimeve të paparashikuara që pëson moti dhe tendencës që herë vlerësohet një zonë e herë një tjetër. Ndërsa gjithashtu mund të jepet me qira në një afat të rregullt kohor.

Diamanti është i vogël, nuk ka shpenzime mirëmbajtjeje, mund të investohet edhe në shuma të vogla. Falë rritjes së tregjeve të vendeve në zhvillim, si Kina apo India, kërkesa për diamante do të rritet, siç po ndodh aktualisht me arin. Të gjithë treguesit e deritanishëm paraqesin ecuri pozitive të këtij investimi në të ardhmen.

 

Investime minimale në diamante

A ekziston një investim minimal në diamante? Logjikisht mendohet se për të marrë një investim nga diamantet duhet të bëhen shpenzime kolosale e në fakt, realiteti është krejt i ndryshëm. Mund të investohet edhe në një vlerë minimale prej 1,000 euro për të arritur më pas në shifra me pesë apo gjashtë zero. Tregu i diamanteve ekziston prej qindra vjetësh, por vetëm në periudha të caktuara, interesi për këto gurë të çmuar rikthehet. Kjo ndodh më shumë në periudha krizash kur zbulohen të mirat “rifuxho”, siç janë diamantet ose ari. Historia e kuotimeve të diamanteve ka mësuar se ndër vite çmimet janë rritur për të gjitha tipologjitë e diamanteve, edhe për ata me vlerë më modeste. Paradoksalisht ka ndodhur që kuotat e diamanteve të vegjël të jenë vlerësuar më shumë se të tjerët, për më tepër që ky treg rezulton më i gjerë, domosdoshmërisht kërkesa më e lartë do të thotë çmime më të larta.

Në bazë të karakteristikave të investitorit ose të mundësive ekonomike, investimi në diamant është gjithmonë ideal edhe për të diversifikuar portofolin.

 

Çmimi

Çmimet e diamanteve u rritën vitin e kaluar ndaj dhe gjithnjë e më shumë investitorë kanë filluar të interesohen për diamantet, edhe pse numri i tyre është më i ulët sesa i atyre që investojnë në ar. Ari, në fakt është malli rifuxho më i thjeshtë për t’u menaxhuar. Për sa i përket diamanteve është e nevojshme që t’i drejtoheni një eksperti për të qenë të sigurt se do të merrni vlerën e duhur. Megjithatë rregullat që duhet të ndiqen kur blihet një diamant për investim janë më të thjeshta nga sa mendohet. Për të pasur kthimin më të plotë të mundshëm është e nevojshme që të njihen përpara sesa të realizoni blerjen. Çmimi i diamantit vendoset në bazë të katër elementëve: karatit, qartësisë, ngjyrës dhe prerjes. Një sy eksperti arrin t’i dallojë lehtësisht, por kjo nuk është e mjaftueshme që të përcaktohet vlera e një diamanti në të cilin investohet. Pasja e përvojës në këtë sektor është thelbësore.

 

Karakteristika

Diamanti është metali më i fortë që njihet deri më sot

Vlera

Gjatë 15 viteve të fundit, kuotimet e diamantit kanë tejkaluar ato të arit, por edhe normat e inflacionit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of