Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri në bashkpunim me Revistën Monitor organizojnë nesër me datë 3 qershor Konferencën “Sfidat ekonomike të zhvillimit” tek Hotel Sheraton ora 11.00. Konferenca do të jetë e fokusuar në dy raporte të rëndësishme për klimën e biznesit në vend, “ABI” (Indeksi i Biznesit i AmCham) dhe “Doing Business” e Bankës Botërore.
Rezultatet e këtyre dy raporteve, impaktin e tyre në klimën e biznesit dhe një analizë e thellë për rrugëzgjidhjet që ka nevojë ekonomia shqiptare, do të bëhen nga përfaqësues të lartë të qeverisë dhe diplomacisë. Pjesë e konferencës do të jenë Kryeministri z.Edi Rama dhe Ministri i Ekonomisë Tregtisë e Zhvillimit z.Arben Ahmetaj si dhe Ambasadori i SHBA në Tiranë z. Aleksandër Arvizu. Ekspertiza e përfaqësuesve të Bankës Botërore, biznesit dhe e drejtuesve të AmCham do të jetë gjithashtu në panelet e konferencës.
Konferenca është e parashikuar të ndahet në tre panele qëndrore. Në panelin e parë do të analizohen ABI nga përfaqësues të lartë të AmCham dhe zv.Ambsadori i SHBA në Tiranë z. Henry Jardine. Në panelin e dytë do të diskutohet mbi rezultatet e Doing Business dhe ndikimin e tij në ekonomi ku një rol të veçantë do të ketë Ministri i Ekonomisë z. Ahmetaj.
Paneli i tretë do të ketë analizën dhe komentet e Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama dhe Ambasadorit Amerikan në Tiranë z. Aleksandër Arvizu,ndërkohë që organizatorët e konferencës do të jenë të përfaqësuar në këtë panel nga botuesi i Revistës Monitor z. Edmond Leka dhe Presidenti i AmCham z. Mark Craëford.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.