“Të qëndroj apo të largohem?” Si të merrni vendimin e duhur në punë

04/02/2020 6:02 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Këshilla nga një executive coach…

 

  • Tom Hardison është president i Generative Leadership Group dhe executive coach te Pluma, një platformë dixhitale për trajnime
  •  Nëse jeni të shqetësuar mbi aspekte të ndryshme në karrierën tuaj, mund të jetë e vështirë të kuptoni nëse duhet të qëndroni dhe të përpiqeni të zgjidhni problemet. Para se të merrni çfarëdolloj vendimi, duhet të zgjeroni këndvështrimin tuaj
  •  Kërkojuni njerëzve rreth jush t’ju ndihmojnë, si e shohin ata këtë çështje dhe filloni të bëni hapa të vegjël

 

Pjesa më e madhe prej nesh nuk i konsideron grupet e rrokut një burim për pyetje të rëndësishme mbi karrierën. Por është pikërisht kjo gjë për të cilën na flasin grupi “The Clash” te kënga “Should I Stay or Should I Go?”

Nëse jeni të shqetësuar për çështje profesionale, si e kuptoni që ka ardhur momenti për t’u larguar apo për të qëndruar dhe të përballeni me sfidat?

Shpesh nuk ekzistojnë përgjigje të thjeshta apo zgjedhje të shumta. Nëse qëndroni, si  do t’i përballoni sfidat? Nëse largoheni, si mund t’i lini ende rrugët e hapura, si t’i përcaktoni objektivat për pozicionin e ardhshëm, si të krijoni një strategji për të ndjekur kërkimin për një punë?

Shpesh truri i njeriut i percepton sfidat profesionale si një kërcënim, duke kaluar automatikisht te një mentalitet mbrojtjeje dhe krijon një narracion  për të racionalizuar situatën. Këto reagime të para instinktive mund të përcaktojnë reflektimet tuaja të ardhshme dhe mund të shndërrohen në një tren që del jashtë kontrolli që pengon procesin tuaj vendimmarrës.

Ekzistojnë tre mënyra të thjeshta për të kuptuar situatën.

Zgjeroni këndvështrimin

Kur një sfidë profesionale perceptohet si një kërcënim, aftësia për të reflektuar kufizohet. Për të ngadalësuar procesin dhe për të zgjeruar këndvështrimin tuaj, studioni mendimet tuaja nëpërmjet katër teknikave të poshtme mendore. Merrni kohë për të kapur mendimet duke i shkruar apo duke i regjistruar në mënyrë që në fund t’i analizoni më objektivisht.

Skema e parë: vëzhgoni historinë tuaj në mënyrë më të plotë

Reflektoni për disa minuta se çfarë lloj narracioni jeni duke i treguar vetes për këtë punë. Bëni një hap pas si vëzhgues dhe përsërisni historinë. Ndërkohë që e bëni këtë gjë, shkruajini. Çfarë veprimesh shikoni? Çfarë emocionesh po lindin? Cilat mund të jenë frikërat? Analizimi i reagimeve të organizmit ngadalëson “shpejtësinë e trenit”.

Skema e dytë: çfarë tjetër është e mundur?

Merrni në konsideratë se çfarë mund të ndodhë tjetër në jetën tuaj personale, me shefin apo kolegët dhe jepni sa më shumë përgjigje që të mundni. Mendoni se çfarë gjëje tjetër në një kontekst më të gjerë mund të kontribuojë në këtë sfidë profesionale. Në ç’mënyrë narracioni juaj mund të jetë i gabuar apo i paplotë? Në ç’mënyrë, sjellja juaj mund të kontribuojë në këtë sfidë profesionale?

Skema e tretë: çfarë ka funksionuar / nuk ka funksionuar në të kaluarën?

Reflektoni mbi detyrat angazhuese profesionale të së shkuarës dhe analizojini ato: cilat pika të forta ju ndihmuan atëherë dhe si mund t’ju ndihmojnë tani? Çfarë gabimesh mund të keni bërë dhe si mund t’i  shmangni në situatën aktuale? Çfarë ka të re në këtë situatë për t’u thelluar më tej?

Skema e katërt: çfarë ka më shumë rëndësi për ju?

Në fund merrni në konsideratë dhe regjistroni: cilat rezultate ju interesojnë më shumë ju dhe njerëzve rreth jush (në pozicionin tuaj aktual dhe për të ardhmen që dëshironi)?

 

Ballafaqohuni me të tjerët

Flisni me njerëzit të cilëve u besoni , që ju kanë ndjekur në detyrën tuaj dhe pyetini ata se si e shohin situatën. Analizoni se cilat janë karakteristikat që perceptojnë si pozitive dhe cilat si potencialisht negative. Kërkojuni këshilla se si të veproni më mirë në të ardhmen.

Kërkoni persona që mbulojnë pozicione që ju interesojnë dhe pyetini ata se si ia kanë dalë mbanë, cilat janë sfidat me të cilat janë përballur dhe çfarë apo kush i ka ndihmuar në këtë rrugëtim.

Sillni në mendje katër skemat e mësipërme dhe mendoni: çfarë i jep kuptim punës që bëni dhe çfarë zgjidhjesh shihni.

 

Angazhohuni dhe bëni hapa të vegjël

Sa e arsyeshme dhe e përshtatshme është të bëni një hap të madh tani? Ka ardhur momenti që të mësoni dhe të rriteni në pozicionin aktual apo të largoheni?  Nëse ka ardhur momenti për t’u larguar, si do të dëshironit që të ndodhte kjo? Për çfarë jeni të gatshëm të angazhoheni tani?

Jepini kohë vetes dhe hapësirën e nevojshme për t’u përballur me këtë situatë tranzicion në jetën tuaj.

Burimi: Business Insider

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of