Të qenët CEO mund të vrasë martesën tuaj! Si ta parandaloni

20/11/2018 4:11 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Fuqia. Paga. Privilegjet.

Është bukur të jesh CEO. Por mund të jetë e vështirë për martesën tuaj. Natyrisht, martesa nuk është e lehtë. Por presioni te çiftet kur njëri nga partnerët është drejtues i një kompanie mund të krijojë probleme të reja dhe të përkeqësojë ato të vjetra.
Arsyeja e parë pse martesa e CEO-ve dështon është mungesa e kohës për familjen, thotë avokati Laurence Hirsch, i cili përfaqëson klientët në proces divorci me vlerë të lartë në Jaburg Wilk në Arizona.

Drejtuesit janë thuajse gjithmonë në punë dhe kur nuk janë, mendojnë për të. Kështu, sa herë që janë në shtëpi, energjia, vëmendja dhe durimi i tyre mund të mungojë. Kjo mund të perceptohet nga ana e partnerit si mungesë angazhimi (e CEO-s) karshi familjes – thekson Hirsch. Por mund të haste në kundërshtimin e partnerit (CEO-s), që pa angazhimin e tij, bashkëshorti/-ja dhe fëmijët nuk do të bënin një jetë të mirë.

Me kalimin e kohës, bashkëshortët mund të ndihen të pavlerësuar, veçanërisht nëse marrin gjithë përgjegjësitë e shtëpisë, dhe pse edhe ata vetë mund të kenë një punë.

“Ju përfundoni në këtë marrëdhënie me plagë, në të cilin burri dhe gruaja jetojnë thuajse dy jetë të veçanta” – thotë Hirsch. Diskutimi i kërkesave për një vend pune si CEO përpara pranimit të ofertës së punës mund t’ju ndihmojë në menaxhimin e pritshmërive sipas dr. Marilyn Puder-York, psikologe.

“E dija që uji do të ishte i ftohtë, por nuk e dija se do të ishte kaq ftohtë” – thotë Peter Pearson, themelues i Couples Institute në Silicon Valley. Dhe ky rrezik është më i madh kur dikush është drejtues për herë të parë. Përkundër presionit të madh, këto martesa mund t’ia dalin, por zakonisht vetëm kur të dy partnerët tolerojnë dhe mbajnë në mendje këto gjëra:

Një CEO nuk është shef i gjithkujt

Martesa është një marrëdhënie e ndërvarur, johierarkike – thotë Pearson. “CEO-t mësohen me faktin që janë plotësisht përgjegjës. Por kjo nuk funksionon në një situatë familjare” – thotë Hirsch. Në fakt, shkaktari i dytë i divorceve është që CEO nuk e kupton thuajse kurrë që ai ose ajo duhet të jetë ndryshe në shtëpi.

Mënyra se si flisni me partnerin tuaj është vendimtare

Të qenët vendimtar, i orientuar drejt rezultateve mund të jetë bazë për suksesin tuaj profesional. Por zbatimi i këtyre aftësive në çështjet personale mund të interpretohet si diçka e ftohtë dhe e shëmtuar. Kjo sepse mënyra se si e trajtoni një tension apo ankesë – ashtu si partneri juaj që ndihet i largët apo i izoluar – është e rëndësishme për martesën po aq sa mënyra se si zgjidhet.

Për Steve Tobak, ish-drejtues i një kompanie teknologjike, koha e preferuar për t’u përballur me një problem është pikërisht ky çast “Dua ta zgjidh tani” thotë Tobak, i cili aktualisht këshillon CEO dhe drejtues të tjerë mbi strategjinë e biznesit. Por kjo mënyrë të vepruari është e ashpër për gruan e tij, e cila parapëlqen t’i zgjidhë problemet më ngadalë.

Kuptoni se çfarë dëshiron vërtet personi tjetër

Drejtuesit kanë sukses kur mësojnë atë çka e motivon personin tjetër në tavolinë – thotë Tobak. “Por në shtëpi, ne e harrojmë këtë gjë”

Kini parasysh klientin tuaj më të mirë

Pearson thekson që, ashtu siç trajnoni klientin tuaj më të mirë në punë, bëni të njëjtën gjë edhe në shtëpi. Së pari, përpiquni të bëni disa prej gjërave për të tërhequr vëmendjen e bashkëshortit/-es tuaj.

Martesat dhe bizneset dështojnë për arsye të ngjashme

Pearson citon tre të tilla: Ju nuk mësoni nga përvoja e së shkuarës. Së dyti nuk i përshtateni kushteve që ndryshojnë. Së treti, ju i injoroni sinjalet paralajmëruese dhe më vonë nuk do të arrini t’i shmangni problemet e së shkuarës.

Në të vërtetë ka një zgjidhje

Kur jeni një drejtues dhe pritet që të jeni i disponueshëm 24 orë në 24, është e kuptueshme që së pari martoheni me punën tuaj, përpara çdo gjëje tjetër. Por të thoni se nuk keni kurrë mundësi për t’i dhënë përparësi martesës suaj të vërtetë është thjesht e pavërtetë – thotë Pearson. Ai citoi shembullin e trajnerit të Oklahomas, Bob Stoops, që nxiste stafin e tij të shkonte në shtëpi në mbrëmje dhe të kalonin kohë me familjen. Edhe ndryshimet e vogla mund të jenë pozitive. Me fjalë të tjera, duke pasur parasysh kohën dhe energjitë tuaja të kufizuara, cila është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjë secili prej jush për ta bërë tjetrin të ndihet i vlerësuar?

Jeanne Sahadi
*CNN Business

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of