Nga 1 shtatori deri tani janë rreth 68% e bizneseve të vogla që ende nuk janë fiskalizuar. Në intervistën për Monitor Brief Insight audituesi ligjor, Sokol Toska tha se biznesi i vogël po ngurron të fiskalizohet, pasi procesi është i paqartë për ta. Afatet e zbatimit të aktit normativ për mosvendosje të penaliteteve për bizneset që nuk fiskalizohen përfundojnë më 31 dhjetor 2021. Toska rekomandon shtyrjen e këtij afati edhe me 1 vit për biznesin e vogël.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.