Të stresuar? Të mbingarkuar? Ka gjasa të jeni duke përjetuar ‘depresion’ nga puna

23/06/2015 4:33 PM 0 komente

Depresioni në punë është real. Shumë njerëz mendojnë se kjo shkaktohet duke punuar shumë fort. Në të vërtetë, shumë njerëz shkëlqejnë në një mjedis me ritëm pune. Ata i pëlqejnë sfidat. Ka shumë të tjerë që tronditen dhe shqetësohen në këtë lloj mjedisi.

Shkaqet e ‘depresionit’ të punës mund të ndryshojnë nga mbingarkesa e punës, mungesa e kontrollit mbi punën, dhe shpërblimet e pamjaftueshme nga një punë e bërë mirë. Çështje të tjera përfshijnë:

  • Probleme të komunitetit në vendin e punës (të tilla si mungesa e mbështetjes mes bashkë-punëtorëve ose shefit)
  • Mungesë sfidash apo i mërzitur me punën
  • Mungesa e drejtësisë (siç është pabarazia e pagës, promovimet, ose ngarkesae punës)
  • Konflikti mes vlerave personale dhe kërkesave të punës

Pra, çfarë ndodh ndërsa po përjetoni ‘deprsion’ nga puna. Ju ka të ngjarë të përjetoni disa prej këtyre simptomave:

  • Lodhje emocionale
  • Emocionalisht tepër i tendosur dhe i sfilitur
  • Ndjenjën kronike ae nuk mund ta përballoni ditën
  • Cinizëm ose depersonalizim
  • Humbje të principeve
  • Reagime negative, agresive ose harbute ndaj personave të tjerë

 

Këto simptoma mund të rezultojnë në reduktim të efikasitetit personal: Zbehje të ndjenjave të kompetencës dhe produktivitetit në punë. Vajtja në punë cdo ditë gjason të bëhet tepër e vështirë.

Nuk ka një zgjidhje për të minimizuar ‘depresionin’ në punë. Punë kërkuesit duhet të njohin limitet e tyre dhe çfarë mund të bëjnë për reduktuar ankth dhe depresionin. Gjithashtu mund të duhetnjë ndryshim në të menduarit organizativ për të adresuar çështjet e konfliktit dhe mungesën e drejtësisë në vendin e punës.

Çfarë duhet të bëni për ta kthyer deprsionin e punës në kënaqësi të punës? Shumica e punëkërkuesve nuk kanë kontroll mbi kompaninë për të cilën punojnë, por ata mund të bëjnë zgjedhje të shëndetshme për veten e tyre dhe të fillojnë të reduktojnë simptomat e depresionit Ekspertët raportojnë se strategjitë për punëkërkuesit mund të përfshijnë orë të plota gjumi, gjimnastik dhe ushqim të mirë, regjim, dhe një qëndrim të fokusuar në atë që kërkojnë të përmbushin. Një person me një predispozitë të lumtur mbart ato ndjenja në të gjitha aspektet e jetës dhe punës së tyre. Bëhuni ndryshimi!

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of