Suksesi shpesh është ndërtuar bazuar në një zakon refleksiv për të thënë ‘po’ ndaj mundësive që shfaqen në rrugën tuaj. Përfundimisht, ndërsa keni sukses, ju duhet ti jepni prioritetin e duhur numrit të alternativave që ju paraqiten, ose përndryshe ju do ndiheni i mundur, i mbingarkuar, dhe jo efektiv. Këto hapa mund t‘ju ndihmojnë të thoni ‘jo’ më qetësisht:
- Qetësohuni. Ndjenjat e ankthit të krijuara nga mundësia për të thënë ‘jo’ mund të shpëthejnë në një gjendje emocionale në të cilën ne kemi zvogëluar kapacitet për të përpunuar informacionin dhe për të marrë në konsideratë opsionet. Duke ngadalësuar ritmin e ndërveprimit ose procesin e vendimmarrjes mund të na lejojë të arrijmë dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur për ne, jo vetëm zgjedhjen që lehtëson ankthin tonë për momentin.
- Praktikohuni. Të thoni ‘jo’ është si çdo aftësi tjetër ndërpersonale – si fillim ndiheni disi harbut dhe mosmirënjohës dhe përmirësoheni vetëm përgjatë përpjekjeve të përsëritura.