Nikolin Jaka, kryetar Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë
Informaliteti cilësohet si një problematikë që dëmton biznesin e ligjshëm dhe konkurrencën e ndershme, ndaj në këto kushte, organizatat e biznesit e mbështesin çdo nismë që synon uljen e këtij fenomeni. Nikolin Jaka, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, shprehet se pavarësisht kësaj, informaliteti nuk mund të luftohet me aksione sporadike apo fushata.
Sipas tij, kjo duhet të jetë një punë e përditshme e administratës, ndërkohë që qeveria paralelisht duhet të orientojë politikat e saj në funksion të uljes së barrës së taksave dhe lehtësimit të procedurave tatimore, si masa të nevojshme me efekt direkt nënxitjen e të bërit biznes në mënyrë të ndershme. Gjobat, sipas Jakës, nuk janë e vetmja mënyrë që mund të luftohet informaliteti.
Si e shihni nismëne fundit antiinformalitet të ndërmarrë nga qeveria?
Më lejoni të theksoj se aksioni i ndërmarrë nga qeveria në këtë periudhë evidenton në fakt punën e dobët të administratës tatimore. Nuk po flasim për ndryshim ligjesh, por për punën e përditshme që duhet të bëjë administrata tatimore.Informaliteti,në radhë të parë, dëmton vetë biznesin e ligjshëm dhe dëmton konkurrencën e ndershme.
Ekonomia informale nuk mund të luftohet me aksione sporadikeose me fushata, por duhet të jetë një detyrë e përditshme e atyre që paguhen për këtë qëllim.Si e tillë, padyshim që kërkon edhe pjesëmarrje të gjerë të konsumatorit, tëbiznesit, të qeverisë qendrore dhe lokale.
Kërkohet bashkëpunim me biznesin e ndershëm, që me të drejtë kërkon një shtet, i cili siguron bazat e një konkurrence të ndershme,i cili siguron që rregullat dhe ligjet të zbatohen njësoj për të gjithë dhe çdo ditë.Mendoj se është detyrë e qeverisë që, me anë të instrumenteve ligjore, të luftojë aktivitetin informal dhe tëashpërsojë masat për të gjithë punonjësit, të cilët me veprimet apo mosveprimet etyre, lejojnë aktivitetin informal, moszbatimin e ligjit dhe shmangien e pagesës së taksave.
Pra, të kërkosh respektimin e “Ligjit” si e vetmja mënyrë për të siguruar prosperitet ekonomik dhe zhvillim të qëndrueshëm, nukka të bëjë me ngjalljen e frikës apo presionit. Biznesi i ligjshëm dhe që zbaton të gjitha detyrimet, jo vetëm që s’duhet të ketë frikë, por duhet të kërkojë me forcë zbatimin e masave. Ligji është i njëjtë për të gjithë.
A pritet të ndikojë në klimën te biznesi, duke qenë se fokusi është bregdetidhe ndërkohë jemi në pikun e sezonit turistik?
Lufta kundër informalitetit synon të krijojë bazën e nevojshme për një kuadër makroekonomik të qëndrueshëm. Kjo detyrë që duhet të zbatojë qeveria, duhet të synojë lehtësim të biznesit në zbatimin e ligjit, krijimin e një klime ku nxiten incentivat për të zbatuar ligjin dhe ndëshkimin e atyre që me vetëdije nuk zbatojnë ligjin.
Zbatimi dhe respektimi i ligjit, jo vetëm nga biznesi, por edhe konsumatorët, nuk besoj se cenon sezonin turistik. Përkundrazi, turistëve si vendas dhe të huaj, i shton besimin dhe përmirëson imazhin ndaj rregullave dhe ligjeve të shtetit. Kushdo që mund të shkelë rregullat, të mos japë faturë, është tepër abuziv të thuash se po cenohet imazhi i turizmit!
Nëse të gjithë paguajnë, kuptohet që barra do të ulet për të gjithë. Por nëse vetëm një pjesë e vogël paguan, kuptohet, që investimet publike janë të pamjaftueshme, që do të thotë më pak shërbime publike, më pak shkolla dhe shërbim shëndetësor.
Sipërmarrja anëtare e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, po bëhet gjithnjë e më e ndërgjegjshmese çdo masë e ndërmarrë nga qeveria kundër informalitetit do të sillte sigurisht më tepër investime. Në këtë drejtim nuk duhet ndaluar, duhet të punohet vazhdimisht.
Sipërmarrja po kupton gjithnjë e më shumë se duhet të kontribuojmë çdo ditë për të pasur shtet, se forca e ligjit nuk bëhet me aksione dhe fushata, por zbatimi i ligjshmërisë i shërben fuqizimit të klimës së biznesit dhe zhvillimit të investimeve.
Çfarë duhet bërë që të mos mbetemi në kuadër të fushatave një herë në 4 vjet, por beteja ndaj informalitetit të ngrihet në baza të qëndrueshme dhe të sjellë efekt real në ekonomi?
Vazhdimisht, DHTITka pasur qasje dhe mbështetje të luftës kundër informalitetit. Edhe në kuadër të propozimeve tona lidhur me Paketën Fiskale, gjithmonë kemi kërkuar dhe synuar për të pasur një reformë të mirëmenduar dhe një strategji të qartë për formalizimin e ekonomisë në vend.
Absolutisht që duhet luftuar informaliteti, absolutisht që jemi të bindur për të mbështetur çdo nismë të Qeverisë për luftën kundër informalitetit. Por, nga ana tjetër, duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të luftuar informalitetin, pa cenuar ekuilibrin dhe raportet e tjera që kanë të bëjnë me impaktin social.
Konstatojmë me keqardhje se ekonomia informale është epranishme dhe në masë të konsiderueshme. Ne mendojmë se ka ardhur momenti që jo vetëm qeveria, por edhe sipërmarrja private duhet t’i vërë fre këtij fenomeni negativ. Qeveria duhet të orientojë politikat e saj zhvillimore, duke ulur gjithë barrën e taksave dhe në konsultim të vazhdueshëm me biznesin dhe duke lehtësuar procedurat tatimore. Mendoj se nuk mund të luftohet informaliteti vetëm duke vendosur gjoba.
Shqetësuese për ne mbetet hartimi dhe menaxhimi i sektorëve prioritarë të ekonomisë, një zhvillim menaxherial i territorit, e parë kjo në kuadër të luftës kundër informalitetit që mund të cenojë zhvillimin ekonomik apo qëndrueshmërinë e tij.
Përqasja graduale për formalizim kërkon një strategji të integruar kundër informalitetit. Ekziston një parim “rregullat e forta duhet të vijnë mbasi të jenë aplikuar rregullat e mira”. Nëse luftohet ekonomia informale me represion, ndërkohë që kemi probleme me zbatimin e ligjit, rrezikon më tepër të dëmtosh ekonominë dhe të rritësh papunësinë.
Mendojmë se reforma e formalizimit të ekonomisë duhet të bëhet në partneritet me biznesin. Duhet të ketë një plan veprimi, me qasje sektoriale, afatedhe institucione përgjegjëse të mirëpërcaktuara, të konsultuara dhe bashkërenduara me përfaqësuesit e biznesit.
Dokumenti të publikohet dhe procesi i hartimit të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. Formalizimi të jetë gradual dhe mbështetet në një platformë me rregulla të qarta për biznesin. Kjo për faktin sepse sektorë të ndryshëm kanë specifika të ndryshme fiskale dhe sociale, që ndikojnë nivelin e informalitetit, p.sh., sektori i energjisë apo sektori bankar janë më tepër formalë dhe të rregulluar në krahasim me sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesin ku vihet re ende një shkallë e lartë informaliteti.
Aksesi në kredi dhe shërbimet financiare janë faktorë incentivues për formalizimin. Bashkëpunimi me institucionet financiare bankare dhe institucionet financiare jobankare në kontekstin e strategjisë së formalizmit, institucionet e mikrokredisë mund të luajnë rol të rëndësishëm për uljen e ekonomisë informale, veçanërisht në zonat rurale në të cilat ato kanë akses më të madh.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.