Të vetëpunësuarit/punësuarit, del vendimi: Si të aplikoni për të përfituar pagë nga fondi i qeverisë

28/03/2020 11:12 AM 107 komente

Ka dalë vendimi që parashikon mbështetjen me pagë për të vetëpunësuarit që për shkak të situatës së krijuar në vend nga COVID-19 dhe ku shumë prej aktiviteteve ekonomike janë mbyllur. Qeveria ka bërë me dije se aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të vetëpunësuarit/të punësuarit. Individët, që janë në më tepër se në një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale. https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/53/55eaab99-6416-4eae-90f4-f43316bee55a

I njëjti vendim sqaron se përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar/të punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë për vitin 2019, sipas kategorizimit të mëposhtëm: a) Personat fizikë të vetëpunësuar; b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë; ç) Të punësuarit në personat juridikë.

Kushtet për të përfituar ndihmë financiare si bëhet kërkesa

Në vendimin e qeverisë thuhet se për të përfituar ndihma financiare, duhet që subjekti tatimpagues duhet që së pari të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim. Së dyti të ketë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin. Së treti ardhurat e deklaruara të të cilit, sipas deklaratës së tatimit mbi fitimin/tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin 2019, të jenë deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë.

Nga ana tjetër nënvizohet se subjektet që përmbushin kushtet duhet të paraqesin edhe kërkesën pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit efilinig, kërkesën me të dhënat e përfituesve sipas pikës 3, të këtij kreu, ku përfshihen: a) Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS; b) Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit, përfshirë: i. emrin, atësinë, mbiemrin; ii. numrin personal të identifikimit të përfituesit; iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare; iv. numrin e llogarisë bankare.

Procesi i verifikimit nga autoritetet

Vendimi sanksionon se pas paraqitjes së kërkesës nga subjekti nga ana e strukturave të drejtorive rajonale tatimore bëhet verifikimi dhe identifikimi i aplikuesve si dhe kërkesave të tyre brenda 10 ditëve të para të muajit pasardhës. Ajo që shihet është nëse tatimpaguesin dhe veprimtarinë e tij, duke verifikuar nëse bën pjesë në listën e veprimtarive që përfitojnë ndihmën financiare. Po kështu deklarimet e bëra dhe pagesat e kryera për tatimet dhe kontributet si dhe  krahasimisht listën e paraqitur për përfitim ndihme me listëpagesën e dorëzuar në mënyrë elektronike dhe detyrimet e paguar. Në fund edhe  të ardhurat e realizuara nga subjekti për vitin 2019.

“Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat e administratës tatimore, duke përdorur analizën e riskut, mund të kryejnë edhe verifikime në subjektet përfituese për të verifikuar nëse janë të mbyllura” thuhet në VKM.

Efektet financiare të këtij vendimi llogaritet që të jenë 5.85 miliardë lekë. Ndihma financiare, që përfitojnë të vetëpunësuarit, punëtorët e papaguar të familjes dhe të punësuarit sipas këtij vendimi, është e barabartë me pagën minimale në fuqi, 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Pagesa e ndihmës ekonomike për subjektet përfituese, sipas vendimit nr.597, datë 4.9.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, që rezultojnë përfitues të ndihmës ekonomike ose kanë aplikuar për të përpara datës 10 mars, do të jetë sa dyfishi i shumës së llogaritur sipas vendimit të sipërpërmendur.

Pagesa e së ardhurës nga papunësia për subjektet përfituese sipas vendimit nr.161, date 21.3.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për pagesën e së ardhurës nga papunësia”, që rezultojnë përfitues të pagesës të së ardhurës nga papunësia ose kanë aplikuar për të përpara datës 10 mars 2020, do të jetë sa dyfishi i shumës së llogaritur sipas vendimit të sipërpërmendur.

 

107
Komente

avatar
44 Comment threads
63 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
58 Comment authors
AnonymousOrnelaVioletaAniEngjellushja Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Anonymous
Guest
Anonymous

Kemi 3 femij te dy papune desha nje ndihme ekonomike

Violeta
Guest
Violeta

Pershendetje! Jam ne kemp , burrin ne pension, nga 8 pjestare ne familje, dy i kam te pa pune me arsim te larte{djali dhe nusja ), te rregjistruar te zyra e punes, vajzen studente ne universitet pa burse( ndonse i takon) dhe me shtepi me qera, si dhe nje minoren- a mund te perfitojme nga kjo ndihme he si?Mund te aplikojme ?

Ani
Guest
Ani

Pershendtje. me del kjo tabela kur plotsoj krijo ceshtje-Kërkesa për ndihmë financiare nuk mund të kryhet nga llogaria juaj si Individ! Ju lutemi të siguroheni që kërkesa të kryhet nga llogaria e biznesit në të cilin jeni deklaruar si punonjës….si duhet te procedoj?

Engjellushja
Guest
Engjellushja

Si do ta kuptoj qe formulari qe plotesova ka shkuar te faqja e tatimeve

Anonymous
Guest
Anonymous

Kam kredi dhe nese marr leke ne llogari bankare ne bank dmth a mi marrin ata te kredis

Ornela
Editor

po bej me mire marreveshje me banken per te shtyre kestet