Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, tha te “Opinion” se të gjithë të vetëpunësuarit dhe biznesi i vogël përfiton 26 mijë lekë në muaj, pagë për shkak të mbylljes të aktivitetit. Ahmetaj tha se paga do të shpërndahet në llogaritë personale bankare të çdo përfituesi.
“Buxheti i shtetit do t’u japë 26 mijë lekë në muaj të vetëpunësuarve dhe biznesit të vogël, pra nga fasha 0 deri në 14 milione lekë xhiro. Fondi i pagave për biznesin e vogël është 710 mln lekë. U vendos të bëhej edhe një hap tjetër, të paguhej edhe një person tjetër. Do të jepet 2-fishi i fondit. Pagat do t’u shkojnë bizneseve në llogaritë e tyre bankare”, tha Ahmetaj
Kërkesës të përsëritur nga biznesi i vogël për kompensimin e qerave të godinave, Ahmetaj tha se nuk do të merret në konsideratë.
Fondi për të vetëpunësuarit dhe biznesin e vogël që do të disbursohet nga qeveria është rreth 1.6 mld lekë nga 310 mln lekë që është fondi i pagave, sipas Kryeministrit Rama e konfirmuar nga regjistrat e tatimeve.
Ahmetaj shpjegoi se për biznesin e madh do të duhet të adoptohet në kohë luftë.
“Nëse një restorant është mbyllur ka mundësi të zhvillojë biznesin online, sektori i gastronomisë e mundëson këtë zhvillim. Ky biznes, ndërkohë që punon mund të shkojë të marrë edhe kredi. Ekonomia ka kaluar në rrezik serioz dhe do të kolapsohej nëse puna nuk vijon. Këto sipërmarrje mund të shkojnë te bankat me risk zero.
Paketa Rama 2, që ishte sot mund të pasohet edhe nga paketa tjetër. Task-forcë është duke verifikuar në terren se kush nga kompanitë e mëdha po punojnë”, u shpreh ministri.
Ministri Ahmetaj tha se mesatarisht pagesa e ndihmës ekonomike është 5.300 deri në 8.200 lekë në muaj. “Edhe kjo shumë do të dyfishohet.
Më herët, kryeministri Rama njoftoi se nga disbursimi i fondit prej 65 mln dollarë do të përfitojnë 123 mijë persona.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Kur fillon shperndaria pages luftes per punjojesit te bisnesi madh
teorikisht ka fillluar
jam bisnes i vogel familjar u bo gati nje muaj nga aplikimiqe kam bo dhe sdi kush te me thote .pyes ne bake dhe thone qe ska hyre pagesa.
si e ke pasur pergjigjen nga tatimet, refuzuar apo miratuar? Nese e ke pasur miratuar duhet et kalojne deri ne fund te kesaj jave
Pershendetje jam e punesuar ne nje biznes te vogel por nuk kemi mar as konfirmim as refuzim edhe sa duhet te presim per pagen e luftes dhe nese nuk jemi perfitues ne paketen e par si mund te aplikoj per paketen e dyte
Pershendetje, kam nje biznes te vogel (lokal) dhe kam bere kerkese per perfitimin e ndihmes ekonomike te e-filing qe prej dates 03.04.2020 dhe kerkesa ime eshte akoma ceshtje ne proces. Ka ndonje menyre qe une te informohem se kur mund te mbyllet ceshtja ime ?
https://www.monitor.al/tatimet-ku-te-ankoheni-kur-keni-probleme-me-per-perfitimin-e-ndihmes-financiare/
KUR DO. JEPET. PAGA E. TRETE QE. ESHTE SHUME E. NEVOJSHME PER. BIZNESIN SADO. PAK NA. NDIHIMON. NE. MOS. FALIMENITIM JUB LUTEM. KUR.DO. JEPET SE. PER. TRE. MUAJ. RRESHT. NA. ESHTE. THENE NGA. KRYEMINISTERI.
pershendetje mendoj se kam nje zgjedhje per juve..
Mfal po kam provuar cdo mundesi tek DPT por me del gjithnje gabim ose emri ose fjalkalimi.Si te veproj?
ose ke Nipt e fjalekalim gabim, ose nuk klikon te kutia e lexova dhe bie dakord